• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma/ Anastasi: S’mund të krijojmë një tjetër mekanizëm bllokues për emërimet

by A R
11/01/2016 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e ekspertëve të maxhorancës dhe atyre ndërkombëtarë ka vijuar këtë të hënë në kryesinë e kuvendit, në atë që pritet të jetë dita e fundit e punimeve për krijimin e drafit të reformës, i cili do t’i dorëzohet më pas komisionit të posaçëm, me apo pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ekspertja e çështjeve konstitucionale Aurela Anastasi tha për median se kërkesa e opozitës praktikisht kërkon ngritjen e një formule bllokuese për emërimet e zyrtarëve të lartë në sistemin gjyqësor. Anastasi tha se përpjekjet e bëra nga ekspertët kanë të bëjnë me gjetjen e një formule kushtetuese funksionale, që reforma në gjyqësor të bëhet e zbatueshme.

“Mekanizmi zhbllokues mund të gjendet, problemi është që të bëjmë një formulë kushtetuese që të funksionojë… një nga problemet që kemi trajtuar ka qenë çështja e bllokimit të emërimeve, ne nuk mund të krijojmë një tjetër formulë që të bëjë bllokimin e emërimeve. Ne jemi në punë e sipër me qëllim që të bëjmë një draft të përbashkët, për këtë po luftojmë.”- tha Anastasi.

Sakaq opozita nuk ka marrë pjesë në këto punime, me argumentin se nuk ka qenë e njoftuar për mbledhjen. Më tutje, ekspertët e opozitës për reformën në drejtësi kanë patur një takim me kreun e PD Lulzim Basha dhe pas bashkëbisedimit janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen tek kryesia e kuvendit.

Ngërçi mes opozitës dhe maxhorancës ka të bëjë me pozicionet respektive në lidhje me formulën e votimit të zyrtarëve të lartë të Këshillit të lartë të Drejtësisë, anëtarëve të Gjykatës së lartë dhe instancave të tjera të larta. Maxhoranca kërkon që këta zyrtarë të zgjidhen me 3/5 e votave të parlamentit, me 84 vota ndërsa opozita kërkon një formulë të votimit kushtetues, me 2/3 e votave, pra me 93 kartona.

Next Post

Siriani i vrarë në Paris, ndër të dyshuarit për sulme seksuale në Këln

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com