Ambasadori amerikan Donald Lu vijon të jetë mjaft aktiv në procesin për finalizimin e Reformës në Drejtësi.
Ai është parë sërish sot t’i drejtohet selisë së Këshillit të Ministrave, ku mbajti një takim rreth 30 minutësh me kryeminsitrin Edi Rama.
Për takimin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga kryeministria, por sipas të dhënave bëhet me dije se në fokus të takimit ishte vijimi i procesit për Reformën në Drejtësi.
Takimi midis ambasadorit Donal Lu dhe kryeministrit Rama vjen një ditë pasi Partia Demokratike tërhoqi sërish nga tryeza ekspertët e saj.
Tryeza e ekspertëve të Reformës në Drejtësi vijoi punën edhe pa praninë e përfaqësuesve të opozitës.