• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në administratë, Rama: Kemi një rrugë ende shumë të përpjetë

by Java News
14/07/2017 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, me anë të një status në ‘Facebook”, ka bërë të ditur se si ai po hedh themelet e Shërbimit Civil Shqiptar.

Sipas tij, do te nise “krijimi i ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet “pjesa e sipërme” e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore”.

Ndersa me tej thekson se nese keni nge, lexoni dhe se cfare ka bere gjate 45 muajve të qeverisjes.

Statusi i Rames:

PER KURIOZITETIN TUAJ
Sa më poshtë besoj se krijon idenë e gjurmëve të para të një rruge ende shumë të përpjetë dhe jo të shkurtër për të bërë shtetin e Shqipërisë që duam. Eshtë fjala për themelet e Shërbimit Civil Shqiptar, e thënë ndryshe më thjesht, për krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet “pjesa e sipërme” e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore. Lexojeni po patët nge dhe mos e merrni si pretendim se çoç kemi bërë në këta 45 muaj të qeverisjes, po thjesht shikojeni si një pasqyrë qëllimesh të mira e të qarta që duhen t’i mishërojë çdo zyrë në këtë shtet, tek çdo punonjës i këtij shteti.
* * *
Përpjekje konkrete të mandatit të parë, drejt një administrate serioze që ende nuk e kemi:
✓ Hartuam një kuadër ligjor të plotë dhe të qartë për zbatimin e legjslacionit të shërbimit civil (janë hartuar 12 akte nënligjore dhe 6 udhëzime të cilat detajojnë procedurat në zbatimit të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”)
✓ Miratuam dhe po zbatojmë dokumentin Strategjik Ndërsektorial të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 dhe Planin e Veprimit me aktivitete dhe masa konkrete
✓ Transformuam procedurën e rekrutimit në shërbimin civil:
– Procedura e aplikimit 100% online, nëpërmjet faqes së DAP
– Çdo aplikant krijon dosjen personale elektronike të aplikimit, të cilën mund ta përditësojë në çdo moment
– Sistem elektronik i aplikantëve, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes DAP, institucioneve të adminsitratës dhe aplikantëve. Ky sistem mundëson komunikimin me kandidatët në çdo fazë të konkurrimit, si dhe ruan historikun e aplikimeve për çdo kandidat
– Banka e Pyetjeve, me pyetje me alternativa, për testimet me shkrim (mbi 10.000 pyetje, për rreth 20 disiplina të përgjithshme)
– Sistemi përzgjedh automatikisht pyetje nga banka dhe krijon teste të sekretuara me barkod unik për secilin aplikant
– Testet me shkrim korrigjohen nga një skaner automatik
– Intervista me gojë zhvillohet nga një komision prej 5 anëtarësh dhe regjistrohet audio për të mundësuar kandidatëve të drejtën e ankimimit
*Janë kryer 1200 emërime në nivelin hyrës, specialistë, sipas kësaj procedure.
✓ Sistem Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore/HRMIS, thënë ndryshe Rregjistër Qendror i Punonjësve Publikë (ky sistem parashikon të përfshijë të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe pushtetin vendor, pavarësisht cili është legjislacioni që rregullon marrëdhëniet e punës)
Ky sistem u shtri në të gjithë institucionet e administratës shtetërore (330 institucione të shërbimit civil dhe me kod pune), si dhe në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore; U trajnuan rreth 350 punonjës për përdorimin e këtij sistemi; U popullua sistemi me dosjet elektronike individuale për mbi 12.000 punonjës.
✓ 41 kurrikula për trajnimin e nëpunësve civilë të të gjitha niveleve
✓ Kurrikul e posaçme për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, e cila përmban gjithsej 280 orë trajnimi
* * *
E përsëris, sa më lart është vetëm baza fillestare e një rruge të përpjetë dhe jo të shkurtër. Jam i bindur se do i’a dalim me sukses, nëse do të ndërtojmë dot një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm, kundër parazitëve dhe grabitqarëve që me taksat tona, nëpërkëmbin e zhvasin qytetarët në zyrat e shtetit✌️🇦🇱

 

Next Post
FOTOT/ Adriana Lima kapet ‘mat’ në jahtin luksoz të shkrimtarit turk

FOTOT/ Adriana Lima kapet 'mat' në jahtin luksoz të shkrimtarit turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In