• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Administratë, ambasadori zviceran apelon për vullnet politik

by A R
03/05/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Evropës organizoi në Tiranë konferencën kombëtare “Reforma në Qeverisjen Vendore dhe Administratën Publike – Mundësi të Reja për Administratën Vendore”.

Konferenca mblodhi së bashku ministra, donatorë, përfaqësues të qeverisve vendore dhe ekspertë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me reformën e administratës publike.

Ekspertët e KiE-s prezantuan Vlerësimin e Nevojave Kombëtare Institucionale dhe të Trajnimit (NITNA) në lidhje me qeverisjen vendore, i kryer përpara zgjedhjeve lokale të qershorit të vitit 2015. Vlerësimi, i pari i këtij lloji dhe me këtë fushëveprim në Shqipëri, do të shërbejë si bazë për administratën vendore në Shqipëri për zbatimin e reformës së administratës vendore. Platforma Elektronike e Administratës Vendore (e-PAV), sistemi elektronik i bazur nëweb për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (MBNJ), janë projektuar për t’i shërbyer qëllimit të dokumentimit të fuqisë punëtore të administratës dhe krijimit të një inventari të mbështetur në kompetenca dhe janë ndër pikat dhe mjetet kryesore të zhvilluara dhe të realizuara me sukses nga projekti duke mbuluar të gjitha NJQV-të. Mjetet e përmendura më sipër lidhur me instrumentet e MBNJ-së, përveç modernizimit të performancës së Burimeve Njerëzore, sigurojë gjenerim të saktë dhe në kohë reale të të dhënave për qëllime trajnimi, duke e lidhur vlerësimin e performances së shërbimit civil me aspektin e trajnimit, etj

“Shkaku rrënjësor për nevojën e një Reforme të Administratës Publike është i natyrës politike: partitë politike e përdorin sektorin public për të krijuar punësim. Vullneti politik është një përshpejtues kryesor për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, si dhe për reformën drejt integrimit europian”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf. Ai gjithashtu përmendi nevojën për ndarjen e pushtetit politik nga shërbimi civil profesional: “Shërbyesit publikë nuk duhet të punësohen apo të shkarkohen me çdo erë politike që fryn. Le të mos harrojmë përdoruesin përfundimtar: qytetarët shqiptarë përfitojnë nga shërbyes civilë me përvojë, të qëndrueshëm dhe me aftësi”, përfundoiAmbasadori Graf.

Gjatë fjalës së saj, Claudia Luciani, Drejtore e Qeverisjes Demokratike, përshëndeti besimin dhe kontributin e Qeverisë Zvicerane për Këshillin e Evropës, si dhe angazhimin e Ministrisë për Çështjet Vendore për reformën e vetëqeverisjes lokale. Ajo theksoi se reformat e Qeverisë së Shqipërisë në administratën publike dhe qeverisjen vendore hapin shtigje të reja për bashkëpunim të frytshëm me institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale, me synim përmirësimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale që funksionon në Shqipëri. Znj. Luciani theksoi se së bashku, Këshilli i Evropës dhe autoritetet shqiptare, mund të kontribuojnë më tej për të konsoliduar arritjet duke gjetur zgjidhje efikase dhe funksionale për një sistem të qëndrueshëm dhe të avancuar të menaxhimit të burimeve njerëzore në qeverisjen vendore në Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, i siguroi partnerët ndërkombëtarë për angazhimin e qeverisë për çuarjen përpara të Reformës në Administratën Publike, të  shoqëruar me modernizimin e shërbimeve, duke e sjellë ata më afër qytetarëve në komunitetet lokale në të gjithë vendin. Reforma në administratën publike dhe modernizimi i shërbimeve plotësojnë reformën për vetëqeverisjes vendore dhe reformën territoriale dhe administrative për të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ajo i bëri thirrje përfaqësuesve të qeverisjes vendore për të vijuar me marrjen e përgjegjësive ligjore në procesin e menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën vendore. “[citim]”, tha znj Harito.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi, i siguroi partnerët ndërkombëtare për angazhimin e qeverisë për procesin e decentralizimit dhe autonominë e pushtetit vendor. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të pushtetit vendor që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të çuar përpara zbatimin e reformave të decentralizimit dhe të administrimit territorial, për të vazhduar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre dhe për të rritur performancën siç parashikohet në vizionin e Qeverisë. “[citim]”, tha z Çuçi.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, prezantoi shkurtimisht gjetjet e raportit të fundit vjetor të paraqitur nga institucioni i saj në Kuvend. “Për shkak të reformës administrative-territoriale, njësitë e qeverisjes vendore kaluan në një proces të thellë ristrukturimi. Duke pasur parasysh edhe vështirësitë që paraqiste zbatimi në praktikë i ligjit të ri për shërbimin civil, Komisioneri e ka orientuar veprimtarinë e vet jo vetëm në drejtim të procesit të mbikëqyrjes së ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil por, në mënyrë të vazhdueshme, i ka orientuar njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore në lidhje me institute të ndryshme të ligjit. Komisioneri do të vazhdojë t’ju ofrojë asistencën e vet NJQV-ve për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha Znj. Strakosha.

Të gjitha diskutimet, prezantimet dhe shkëmbimet konverguan drejt nevojës për të konsoliduar dhe për të formalizuar instrumentet moderne ekzistuese dhe praktikat e mira që kanë të bëjnë me Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në nivel lokal, proces i cili mbështetet fort nga projekti.

Si Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim edhe Këshilli i Evropës shprehën angazhimin e tyre të fortë për mbështetjen e qeverisjes së mirë në nivel vendor dhe përpjekjet e Shqipërisë në axhendën e integrimit në BE./a.m.

Next Post

Anëtarësimi i Kososvës në UEFA/ Zvicra e "pikëlluar", i trembet largimit të lojtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In