Këshilli i Evropës organizoi në Tiranë konferencën kombëtare “Reforma në Qeverisjen Vendore dhe Administratën Publike – Mundësi të Reja për Administratën Vendore”.
Konferenca mblodhi së bashku ministra, donatorë, përfaqësues të qeverisve vendore dhe ekspertë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me reformën e administratës publike.
Ekspertët e KiE-s prezantuan Vlerësimin e Nevojave Kombëtare Institucionale dhe të Trajnimit (NITNA) në lidhje me qeverisjen vendore, i kryer përpara zgjedhjeve lokale të qershorit të vitit 2015. Vlerësimi, i pari i këtij lloji dhe me këtë fushëveprim në Shqipëri, do të shërbejë si bazë për administratën vendore në Shqipëri për zbatimin e reformës së administratës vendore. Platforma Elektronike e Administratës Vendore (e-PAV), sistemi elektronik i bazur nëweb për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (MBNJ), janë projektuar për t’i shërbyer qëllimit të dokumentimit të fuqisë punëtore të administratës dhe krijimit të një inventari të mbështetur në kompetenca dhe janë ndër pikat dhe mjetet kryesore të zhvilluara dhe të realizuara me sukses nga projekti duke mbuluar të gjitha NJQV-të. Mjetet e përmendura më sipër lidhur me instrumentet e MBNJ-së, përveç modernizimit të performancës së Burimeve Njerëzore, sigurojë gjenerim të saktë dhe në kohë reale të të dhënave për qëllime trajnimi, duke e lidhur vlerësimin e performances së shërbimit civil me aspektin e trajnimit, etj
“Shkaku rrënjësor për nevojën e një Reforme të Administratës Publike është i natyrës politike: partitë politike e përdorin sektorin public për të krijuar punësim. Vullneti politik është një përshpejtues kryesor për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, si dhe për reformën drejt integrimit europian”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf. Ai gjithashtu përmendi nevojën për ndarjen e pushtetit politik nga shërbimi civil profesional: “Shërbyesit publikë nuk duhet të punësohen apo të shkarkohen me çdo erë politike që fryn. Le të mos harrojmë përdoruesin përfundimtar: qytetarët shqiptarë përfitojnë nga shërbyes civilë me përvojë, të qëndrueshëm dhe me aftësi”, përfundoiAmbasadori Graf.
Gjatë fjalës së saj, Claudia Luciani, Drejtore e Qeverisjes Demokratike, përshëndeti besimin dhe kontributin e Qeverisë Zvicerane për Këshillin e Evropës, si dhe angazhimin e Ministrisë për Çështjet Vendore për reformën e vetëqeverisjes lokale. Ajo theksoi se reformat e Qeverisë së Shqipërisë në administratën publike dhe qeverisjen vendore hapin shtigje të reja për bashkëpunim të frytshëm me institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale, me synim përmirësimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale që funksionon në Shqipëri. Znj. Luciani theksoi se së bashku, Këshilli i Evropës dhe autoritetet shqiptare, mund të kontribuojnë më tej për të konsoliduar arritjet duke gjetur zgjidhje efikase dhe funksionale për një sistem të qëndrueshëm dhe të avancuar të menaxhimit të burimeve njerëzore në qeverisjen vendore në Shqipëri.
Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, i siguroi partnerët ndërkombëtarë për angazhimin e qeverisë për çuarjen përpara të Reformës në Administratën Publike, të shoqëruar me modernizimin e shërbimeve, duke e sjellë ata më afër qytetarëve në komunitetet lokale në të gjithë vendin. Reforma në administratën publike dhe modernizimi i shërbimeve plotësojnë reformën për vetëqeverisjes vendore dhe reformën territoriale dhe administrative për të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ajo i bëri thirrje përfaqësuesve të qeverisjes vendore për të vijuar me marrjen e përgjegjësive ligjore në procesin e menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën vendore. “[citim]”, tha znj Harito.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi, i siguroi partnerët ndërkombëtare për angazhimin e qeverisë për procesin e decentralizimit dhe autonominë e pushtetit vendor. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të pushtetit vendor që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të çuar përpara zbatimin e reformave të decentralizimit dhe të administrimit territorial, për të vazhduar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre dhe për të rritur performancën siç parashikohet në vizionin e Qeverisë. “[citim]”, tha z Çuçi.
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, prezantoi shkurtimisht gjetjet e raportit të fundit vjetor të paraqitur nga institucioni i saj në Kuvend. “Për shkak të reformës administrative-territoriale, njësitë e qeverisjes vendore kaluan në një proces të thellë ristrukturimi. Duke pasur parasysh edhe vështirësitë që paraqiste zbatimi në praktikë i ligjit të ri për shërbimin civil, Komisioneri e ka orientuar veprimtarinë e vet jo vetëm në drejtim të procesit të mbikëqyrjes së ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil por, në mënyrë të vazhdueshme, i ka orientuar njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore në lidhje me institute të ndryshme të ligjit. Komisioneri do të vazhdojë t’ju ofrojë asistencën e vet NJQV-ve për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha Znj. Strakosha.
Të gjitha diskutimet, prezantimet dhe shkëmbimet konverguan drejt nevojës për të konsoliduar dhe për të formalizuar instrumentet moderne ekzistuese dhe praktikat e mira që kanë të bëjnë me Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në nivel lokal, proces i cili mbështetet fort nga projekti.
Si Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim edhe Këshilli i Evropës shprehën angazhimin e tyre të fortë për mbështetjen e qeverisjes së mirë në nivel vendor dhe përpjekjet e Shqipërisë në axhendën e integrimit në BE./a.m.