• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Reforma mbi menaxhimin dhe pronësinë e tokës bujqësore, Çuçi tregon çfarë sjell ligji i ri

by A R
05/03/2020 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është miratuar sot në Kuvend projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Gjatë fjalës së mbajtur për këtë projektligj, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, tha se reforma në fushën e të drejtave të pronësisë, administrimit dhe menaxhimit të integruar të tokës bujqësore, është reforma më madhore në Shqipëri pas asaj në sistemin e drejtësisë

“Ligji që u miratua në Parlament parashikon që në një afat kohor prej 8 vitesh të mbyllë përfundimisht çështjen e pronësisë së tokës bujqësore. Përmbyllja e këtij procesi është nja garanci absolute për zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale për investimet e fermerëve tanë si dhe investitorëve të ndryshëm. Mbështetja financiare me grantet qeveritare apo fondet e programit IPARD nuk mund të përfitohet nëse marrëdhënia e fermerit me tokën është e paformalizuar”, tha ministri Çuçi.

Sikundër tashmë dihet krijimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ishte një hap i rëndësishëm në reformën institucionale për sa i përket cështjeve të pronësisë. Hapi i dytë po kaq i rëndësishëm ishte projektligji i miratuar sot në Kuvend. Nëpërmjet këtij ligji krijohet një bazë ligjore të thjeshtuar dhe e harmonizuar për përfundimin e proceseve kalimtare të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe të pronës private në përgjithësi dhe vecanërisht pronësisë mbi tokën bujqësore.

Sipas ligjit të ri, AMTP e dhëna para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të regjistrohen duke mos iu nënshtruar verifikimit të ligjshmërisë së tyre nga ASHK nëse plotësojnë këto kritere minimale:

1.Të jetë trajtuar me tokë vetëm në territorin e një kooperative apo ndërmjarrje bujqësore.

2.Toka për të cilën është lëshuar AMTP nuk është vepër i infrastrukturës publike, rërë, plazh apo siperfaqe ujore truall.

Edhe nësë AMTP ka probleme/ difekte të formatit të AMTP ato nuk do jenë më pengesë për regjistrimin e tyre, sic kanë qenë deri më tani por do regjistrohen nëse përmbushen kriteren minimale të sipër përmendura.

Për të gjithë ata të cilët kur paraqiten për të regjistruar AMTP rezulton se toka është kthyer në pronë publike pas lëshimit të AMTP dhe nuk është shpërblyer më parë, i lind e drejta e kompensimit sipas legjislacionit në fuqi për shpronësimet dhe marrjes në përdorimt të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik.

Gjithashtu të drejtën e kompensimit e kanë edhe ata të cilat kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë për detyrim regjistrimi të AMTP për sipërfaqet të cilat janë kthyer në prona publikë të patjetërsueshme.

Next Post
Plas sherri mes Bashës dhe Berishës? Mediat: Ish-kryeministri braktisi mbledhjen dhe po mobilizon të vetët

Pas 'shuplakës' nga SHBA, Berisha ia ngec mitingun Metës: Ne ishim thjesht figurantë aty...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In