• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Lu: Basha ka gjetur gjithmonë justifikime, deputetët të votojnë më 21 korrik

by A R
27/06/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar sërish për reformën në drejtësi, në një shkrim të gjatë ku kritikon ashpër opozitën dhe kreun e saj Basha. Lu deklaroi se 3 herë janë hedhur propozime nga SHBA dhe BE për gjetjen e konsensusit të cilat janë pranuar nga mazhoranca, por janë refuzuar nga kreu i opozitës Basha i cili sipas ambasadorit Lu, përherë ka gjetur diçka për të refuzuar.

“Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar.”- tha Lu.

Lu ka ironizuar hapur kastën politike shqiptare, duke u thënë studentëve se ana më e mirë e punës së tij si ambasador është fakti se takohet me studentë të zgjuar, ndërsa ana më e keqe, është përjetimi nga afër i politikës shqiptare.

“Shqiptarët më pyesin shpesh se cilat janë anët më të mira dhe më të këqija të punës sime. Përgjigjja është e lehtë. Ana më e mirë e punës sime është të takohem me studentë të zgjuar. Ana më e keqe e punës sime është të përjetuarit e politikës shqiptare nga afër.”- u tha Lu studentëve.

Ambasadori Lu i ka kërkuar studentëve që të bëjnë çmos, përmes shkrimeve, thirrjeve apo mesazheve të tyre nëpër rrejtet sociale, që t’i thonë politikanëve të Shqipërisë se ata tashmë, e kanë votuar reformën në drejtësi.

Edhe një herë, Donald Lu i ka bërë thirrje deputetëve të partive politike, që të lënë interesat partiake dhe të votojnë reformën në drejtësi më datën 21 korrik.

“Nga ana tjetër, ndoshta udhëheqësit e partive politike të Shqipërisë kanë frikë nga kjo reformë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë marrëveshje. Në këtë rast, u bëj thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur”- tha ambasadori.

JA SHKRIMI I PLOTË I AMBASADORIT DONALD LU:

Shqiptarët më pyesin shpesh se cilat janë anët më të mira dhe më të këqija të punës sime. Përgjigjja është e lehtë. Ana më e mirë e punës sime është të takohem me studentë të zgjuar. Ana më e keqe e punës sime është të përjetuarit e politikës shqiptare nga afër.

Ndoshta studentët mund t’u mësojnë politikanëve diçka. Shumë njerëz inteligjentë kanë punuar për reformën në drejtësi për gati dy vite. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për pothuajse gjithçka përveç një hollësie të fundit: kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara. Çfarë do të na sugjeronte një nxënës për zgjidhjen e këtij problemi?

Është e thjeshtë. Çdo fëmijë do t’ju thoshte se të dy palët duhet të mos ofendojnë më njëri-tjetrin dhe të mos përdorin më epitete fyese ndaj njëri-tjetrit. Duhet të ulen si të rritur dhe t’i zgjidhin çështjet përmes kompromisit.

Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar.

Mendoj se populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra. Nëse opozita dhe qeveria duan të realizojnë një marrëveshje, ne u kemi ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Politikanët nuk është e thënë të marrin idetë dhe sugjerimet tona, por ata duhet ta gjejnë kompromisin.

Nga ana tjetër, ndoshta udhëheqësit e partive politike të Shqipërisë kanë frikë nga kjo reformë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë marrëveshje. Në këtë rast, u bëj thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur.

Çdo udhëheqës politik partiak, çdo deputet i Kuvendit dhe çdo i ri e di se populli i Shqipërisë e mbështet në shumicën dërrmuese reformën në drejtësi. Cilët janë këta udhëheqës partish politike që i thonë popullit shqiptar se nuk mund ta ketë këtë reformë?

Unë kam një kërkesë për brezin e ri të shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithëve që t’u thoni udhëheqësve që ju keni votuar se e doni këtë reformë. Shkruajini një letër. Bëni postime në median sociale. Flisni me miqtë tuaj. Vota e 21 korrikut do të përcaktojë drejtimin e vendit. Bëjuni me dije udhëheqësve tuaj se doni të rriteni në një vend të lirë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Thuajuni atyre se doni që Shqipëria të jetë një demokraci ku zërat tuaj do dëgjohen dhe ku ju do të trajtoheni në mënyrë të drejtë dhe me respekt.

/a.m.

Next Post

Zgjedhjet e parakohsme në Maqedoni, Zaev dhe Gruevski pranë konsensusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

January 11, 2026
Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

January 11, 2026
Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

January 11, 2026
Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

January 11, 2026
Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

January 11, 2026
Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

January 11, 2026
Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In