• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Kontrolli i gjyqtarëve e prokurorëve, akti që ngjall frikë

by
04/02/2016 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Amendamentet në draftin për Reformën në Drejtësi, për vlerësimin (vetting) e gjyqtarëve dhe prokurorëve egzistues, duket se janë “thembra e Akilit” e vërtetë e reformës në drejtesi. Ato janë një ndër arsyet bazë, se përse parti si PD e LSI hezitojnë të japin Ok e tyre për draftin. Kontrolli i imët i pasurive dhe gjithçkaje tjeter tremb shumëkënd. Transparenca ka një çmim, siç e thotë shprehja.

Në draft, nenet 58 e në vazhdim, i shtojnë Kushtetutës së Shqipërisë një Shtojcë me titull “Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit për Gjyqtarët dhe Prokurorët” që parashikon procesin e vlerësimit të kualifikimeve (vetting) të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë nga Komisione të Pavarura Kualifikimi (KPK) të ngritura posaçërisht. Ashtu siç shprehet edhe Komisioni i Venecias në opinionin e saj të ndërmjetëm, “ky ndoshta është propozimi më radikal i Projekt-Amendamenteve dhe për pasojë kërkon vëmendje të posaçme”. Këto amendamente parashikojnë një rivlerësim të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve egzistues pavarësisht nëse ata janë të ndershëm apo të korruptuar.

Është pikërisht kjo arsyeja që disa forca politike hezitojnë (pa e deklaruar publikisht) të aprovojnë amendamtin në fjalë, pasi procesi i vlerësimit, në thelb do të kalojë në filtra të gjithë atë kastë gjyqtarësh dhe prokurorësh, jo vetëm se mbi ta rëndojnë akuza për korrupsion, por nga ana tjetër kanë qenë edhe nën ndikimin politik. Ky proces do të bënte që ndikimi i këtyre tre aktorëve të rëndësishëm politikë në sistemin e drejtësise të binte ndjeshëm.

Efektet mbi sistemin e drejtësisë

 

Në dokumentin e Komisionit të Venecias nënvizohet se thuajse të gjithë faktorët politikë në vend të kontaktuar nga reporterët e këtij Komisioni,  e shohin sit ë nevojshme procesin e vetting,   pasi niveli i korrupsionit në gjyqësorin shqiptar është jashtëzakonisht i lartë dhe situata kërkon masa urgjente dhe radikale. Por a krijon ky konsensus i gjerë një bazë të mjaftueshme për t’ia nënshtruar të gjithë gjyqtarët (përfshi ata të ndershmit) rivlerësimit, pavarësisht nga rrethanat specifike të secilit gjyqtar individual? Këtu fillon edhe fjalkryqi, pasi kjo kërkon konsensus politik dhe Komisioni i Venecias nuk është në pozicion të deklarohet lidhur me këtë. Një zgjidhje e tillë radikale do të ishte e pavend në kushte normale, thuhet në opinionin e ndërmjetëm të Venecias, sepse krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit, destabilizon punën e tij, rrit mosbesimin publik tek gjyqësori, devijon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin.

 

Shqipëria si Ukraina

 

Por a është Shqipëria një rast specifik, apo dhe vende të tjera janë përballur me këtë proces? Drejt një modeli të tillë ka shkuar edhe Ukraina, pas revolucionit demokratik në atë vend, para 2 vitesh. Komisioni i Venecias ka pasur mundësinë të shqyrtojë një situatë shumë të ngjashme në Ukrainë dhe në atë rast opinioni i Komisionit të Venecias ka qenë se “Nëse situata është siç përshkruhet nga përfaqësuesit e autoriteteve, mund të jetë edhe e nevojshme edhe e justifikuar që të ndërmerren masa të jashtëzakonshme për t’i korrigjuar këto mangësi. Masa të tilla të jashtëzakonshme duhet të synojnë të identifikojnë gjyqtarët individualë që nuk janë të përshtatshëm për të mbajtur një post gjyqësor”. Komisioni i Venecias beson se një masë e ngjashme drastike mund të shihet si e përshtatshme në kontekstin shqiptar, ndonëse mbetet një masë e jashtëzakonshme. Sipas tyre, procesi i vetting përshkruhet në Shtojcën e Kushtetutës dhe se kjo teknikë është ligjërisht e mundur: zgjedhja tregon karakterin e jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm të procesit të vlerësimit (vetting). Komisioni rekomandon se duhet të ketë një dispozitë ku Shtojca do të pushonte së qeni pjesë e Kushtetutës në një datë të caktuar në të ardhmen dhe do të hiqej nga çfarëdo tekstesh të Kushtetutës botuar pas asaj date.

Armando Meta

 

 

Next Post

Fotolajm/ Çfarë fshihet pas imazheve, pak veta i kanë dhënë përgjigje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In