• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma fshin Saliun dhe taborin e tij nga skena politike

by Spartak Ngjela
24/05/2016 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Pse tremben të “fuqishmit “?

Nuk ka më kohë për zvarritje. Reforma në drejtësi do hyjë në Parlament.

Rama hesht. A ështe i konverguar në pikën amerikano-gjerame për reformën, kryeministri shqiptar?

Kjo do duket këto ditë.

Reforma duhet të hyjë në Parlament. Kur të vijë kjo pikë, si mendoni ju se shqiptarët nuk do të dalin masivisht të protestojnë me qindra mjira për të mbushur rruget e Tiranës në kërkimin me forcë të fatit të tyre perëndimor? Të gjithë do dalin.

Mendoj se janë në organizim. Rinia dhe të gjithe shqiptaret duhet t’i përgjigjen historisë së re shqiptare për ndëshkimin e abuzimit, krimit dhe korrupsionit shtetëror në Shqipëri. Ky është shpëtimi i saj historik. Nuk kanë forcë Berisha-Meta për të ndaluar reformën. Patllaket e tyre i kanë gjilperat të bllokuara. Nuk do t’iu përgjigjen deputetët.

Pse? Sepse Parlamenti pritet të ketë përballë dy trysni të nedha: presionin popullor dhe përkrahjen e kësaj fryme popullore nga ambasadorët autoritarë në Tiranë.

Po kryeministri shqiptar?

Nuk leviz dot. Shteti nuk ka para. Qeveria shqiptare është nën presionin e embargos. Nuk qëndron dot asnjë forcë politike më në qeverisje po të mos bëjë reformën në drejtësi. Asnjë!

Fute Rama në Parlament reformën të hapësh epokën e re në Shqipëri.

Nuk ka Rilindje. Ky është koncept abstrakt dhe poetik: ka reformë Sir! Dhe këtë e kanë marrë në dorë ata që i kanë me vete 95 përqind të shqiptarëve.

Kjo është forca dyfishe: Reforma fshin Saliun dhe taborin e tij nga skena politike, dhe vendos drejtësinë në Shqipëri.

Shqiptarët e dinë tani se, jo vetëm që do t’ua përsërisin mbështetjen e tyre autoritetet ndekombëtare aleatë…por ata e kanë kuptuar edhe vetë nga sjellja e çthurrur mendërisht e Saliut, që përditë e më shumë po i ngjan atij njeriut që e ka zënë haka e popullit që po vuan nga ligësia e tij kundrejt zhvillimit modern të Shqipërisë.

Nëse derisa të bëhet mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s në TIRANË, Saliu dhe Meta nuk bashkohen me reformën amerikano-gjerame, kundër tyre, me doza denoncuese, mund të shihni të dalë edhe vetë zv. Presidenti amerikan që vjen këto ditë.

Kot lodhen pseudo heronjtë shqiptarë të korrupsionit: gjithçka është vendosur…deri në Angli po organizon shqiptarët pro Reformës. ..dhe kudo në Shqipëri. Nuk është pak për shqiptarët sot mbështetja e madhe amerikane kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Prisni dhe pak. Do shihni shpëtimin dhe shpresën me sytë tuaj.

Next Post

Magani i rikthehet sërish Vlorës, bëhet trajner i Flamurtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In