• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma e ujit nis më 1 shkurt, zv.ministri i Energjisë mbledh 12 Prefektët

by Java News
18/01/2018 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të hapave që po ndërmerren për rikthimin e ligjshmërisë në sektorin e ujit të pijshëm, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, zhvilloi një takim me Prefektët e 12 Qarqeve të vendit.

Bonati i njohu ata nga afër me ecurinë e derimëtanishme të ndërhyrjes në terren nga ndërmarrjet e ujësjellësve në kuadër të fazës së parë të operacionit që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e qytetarëve.

“Tashmë është një fakt që ky aksion po sjell frytet e para që janë mjaft pozitive. Janë rreth 6 mijë kontrata të lidhura në një periudhë shumë të shkurtër për një muaj. 6 mijë kontrata të reja që po t’i referohemi madhësisë së bashkive, si të themi është formalizuar një bashki e tërë, për një afat kohor që është mjaft i shkurtër. Pra, ne synojmë që me kalimin e ditëve, deri në fund të kësaj periudhe të parë që është periudha e sensibilizimit, gjithë subjektet të ofrojnë shërbim të shpejtë, të vazhdojë procesi i formalizimit. Duhet kujtuar që 1 Shkurti është data që do nisë aksioni derë më derë dhe çdo ndërhyrje do penalizohet sikundër e parashikon ligji”, u shpreh Bonati.

Më tej, zv.ministri kërkoi që Prefektët të marrin një rol aktiv në ndjekjen nga afër të punës që bëjnë Bashkitë dhe ujësjellësit në zonat respektive. Bonati u ndal edhe te kontrolli që duhet bërë ndaj institucioneve publike dhe nëpunësve të administratës.

“Duhet të marrim masa që të jenë korrekt në zbatim të gjithë legjislacionit në fuqi me kontrata të rregullta, me ujëmatës. Punonjësit e administratës publike duhet të japin shembullin e tyre të parë për këtë. Duke e përshkallëzuar këtë edhe tek bizneset të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre, ku në mjaft raste ka edhe shpërdorues të ujit dhe duke vazhduar më pas deri tek qytetarët. Fokusi do të jetë institucionet publike, bizneset dhe pastaj do të jetë ndërhyrja tek qytetarët. Vëmendja juaj në këtë rast duhet të jetë në tre elementë kryesorë. Është zbatueshmëria e urdhrit të Kryeministrit që gjithë institucionet publike të formalizojnë formën e tyre të bashkëveprimit me shoqëritë. Pra, të kenë kontratë ujëmatësi. Pika e dytë që kërkohet vëmendja juaj është pjesa e monitorimit të vazhdueshëm të procesit të aksionit që po zhvillojnë bashkitë. Dhe pika e tretë është udhëheqja e grupeve të punës për eleminimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetet e transmetimit të ujit”, nënvizoi Bonati.

a.ç

Next Post
Çmimet e hoteleve ‘Trump’ bien deri në 66%

Çmimet e hoteleve ‘Trump’ bien deri në 66%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit

August 23, 2026
Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

Të shtëna me armë në Dukagjin, vriten babë e bir, plagoset rëndë një tjetër (EMRAT)

August 23, 2026
Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com