• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma e shërbimeve në pushtetin vendor, Mazniku nis nga Vlora takimet me kryebashkiakët

by Java News
16/02/2024 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, nisi nga Vlora turin e dytë të Dialogut Vendor. Pas takimit me 61 Kryetarët e Bashkive për të mësuar nga afër problematikat e administrimit, këtë herë Ministri Mazniku takoi administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë së Vlorës.

Ministri u shpreh se qeveria do të ndihmojë qoftë nga ana ligjore, qoftë nga ana administrative çdo nivel të qeverisjes vendore në mënyrë që të përmirësohen shërbimet për qytetarët.

ARBJAN MAZNIKU – MINISTËR SHTETI PËR PUSHTETIN VENDOR
“Është shumë e dobishme që të bëjmë një diskutim që po e nisim nga Vlora por që duhet ta bëjmë në disa qytete të Shqipërisë ku të kemi edhe administratorët e Njësive Administrative për të kuptuar më mirë dhe problematikat në përditshmërinë e tyre për të parë se si mund të ndihmojmë në raportin administrativo-ligjor për t’i patur më shumë aktive me mjete dhe mekanizma për t’iu gjendur njerëzve”

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha vlerësoi vizitën dhe rëndësinë që vëmendja e shtuar e qeverisë ndaj pushtetit vendor të ndihmojë për të garantuar shërbime ndaj qytetarëve dhe zhvillim të mëtejshëm të turizmit në Vlorë.

ERMAL DREDHA – KRYETAR I BASHKISË VLORË
“Është hera e dytë që vizitoni zyrën tonë dhe kjo tregon vullnetin tuaj për t’i çuar gjërat përpara me qëllim që shërbimet që ofrohen nga Bashkitë, të jenë në alert për t’i shërbyer komunitetit por edhe projeksionit tonë që Vlora të kalojë në stadin elitar të turizmit”. -u shpreh kryetari i Bashkisë së Vlorës

Ministri Arbjan Mazniku dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha inspektuan së bashku punimet për ndriçmin e rrugës së Pishave – Zvërnec – Manastir, një investim që do t’i shërbejë banorëve të fshatit Zvërnec dhe bizneseve të zonës në kuadër të sezonit të ri turistik ku që në muajt e parë të vitit 2024, numri i turistëve në Vlorë është rritur me 30%.

/f.s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

November 27, 2026
Apeli lë në fuqi masat për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë

GJKKO shpall vendimin përfundimtar për 12 të pandehurit e “Revanshit”, ja sa u dënuan Shullazi dhe Avdyli

November 27, 2026
Policia mësyn pranë shkollave, sekuestrohen 40 kg kanabis dhe 1 kg kokainë, 3 në pranga

Policia mësyn pranë shkollave, sekuestrohen 40 kg kanabis dhe 1 kg kokainë, 3 në pranga

November 27, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Bardhi e Balliu kthehen në Kuvend, PD: Përgjegjësi ligjore për firmëtarët e përjashtimit

November 27, 2026
Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

November 27, 2026
Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

November 27, 2026
Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

November 27, 2026
Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

November 27, 2026
Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

November 27, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Nga Alimehmet, te Tabaku! Zbulohen emrat e propozuar në PD për Bashkinë e Tiranës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In