• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma e Drejtësisë, po a nuk ishit sërish Ju?

by
20/08/2015 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Reforma e Drejtësisë, po a nuk ishit sërish Ju?

Kur flitet për Reformën në Drejtësi, që mëtohet se do të fillojë së shpejti, të dy palët e politikës shqiptare punën e parë që bëjnë, në çdo prononcim, është të akuzojnë njëri-tjetrin dhe pastaj futen në detaje. Anipse, këtë herë duket se e kanë më ‘seriozisht’. Në ditët e fundit është thënë se mbi 1000 gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë janë ftuar të japin rekomandimet e tyre për reformën në drejtësi. E për ta bërë sintaksën edhe më të lodhshme për publikun shkruhet se: Komisioni i posaçëm për reformën, ka kaluar në një fazë tjetër, në atë të vlerësimit të projektligjeve që pritet të hartohen bazuar në reformë… Opozita duket se  këtë herë është dakord pasi për hartimin e ligjeve do ngrihet një grup ku bën pjesë një ekspert vendas dhe një i huaj një garanci më shumë për ta.

Por, pyetja që mbetet është se: vërtetë thuhet se do jenë ekspertë, po sërish miratuesit a do jenë prapë politikanët që kanë bërë deri më tani tollovinë në drejtësinë shqiptare?! Po a s’kanë qenë shumë vallë prej tyre funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve? Si është e mundur që këta sa ishin në krye të institucionit, ose në këto hallka, nuk bënë asgjë… Po përse nuk e reformuan K.L.D.-në qysh më parë? Pse-të ndjekin njëra-tjetrën, pasi në Reformën e re parashihet të futet në shqyrtim: Mënyra e zgjedhjes së Presidentit, kopetencave të tij,  K.L.D.-ja, Prokurori i Përgjithshëm etj, ato që ata vetë i kanë bërë mbrapsht.

Paçka sugjerimeve që do mund të bëjnë specialistët, kjo reformë do mbetet sërish në varësi të dëshirës së partive, pasi e miratojnë në fund ligjvënësit, që prej pak vitesh emërohen nga Kryetarët e plotfuqishëm të Partisë. Ndërkohë që  një reformë e tillë, do kishte nevojë që më parë të bëhen ndryshime në Kushtetutë, e cila në këtë rast e kishte të nevojshëm një referendum popullor. Në vitet e fundit, populli është krejt i larguar dhe vetë Kushtetuta e prekshme për politikën që dikton kudo. Ndaj Kuvendi shqiptar, sot, është një organ gjithnjë e më i pandershëm. Kur kujton se në sallë janë njerëz me precedentë penale; sherrxhinj, që i kemi parë live; të korruptuar; e të fortë, bindesh dhe për fatin e kësaj reforme, që do të shërbejë vetëm si një dokument për t’u thënë të huajve se do të bëjmë Reforma. Një reformë, që duket qartë se nuk do ta reformojë dot sistemin e Drejtësisë, që është krejt i kalbur. Por, ky është një argument tjetër…

Next Post

FOTOT/ Kloe, bomba e Playboy shpërthen në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

Arrestohet pas dy vitesh Klementin Islamaj, hodhi babain nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen pasi i vrau të ëmën me sopatë

May 5, 2026
Alarmi nga Tirana! Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

Alarmi nga Tirana! Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

May 5, 2026
Vlorë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Vlorë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

May 5, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Burgjet plot

May 5, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

May 5, 2026
Sulmet izraelite, rreth 3 mijë persona të vrarë në të gjithë Libanin

Sulmet izraelite, rreth 3 mijë persona të vrarë në të gjithë Libanin

May 5, 2026
Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh

Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh

May 5, 2026
“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

May 5, 2026
Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

May 5, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In