• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma e Drejtësisë kërkon Kushtetutën e re

by Java News
12/11/2015 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

 “Reformës për drejtësi” i është bërë një shërbim i madh orët e fundit nga prezantim i Raportit të Zgjerimit (2015) për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipërisë, gati në çdo paragraf i është tërhequr sistematikisht veshi. Dhe, në fund, gishti ka mbetur te Reforma në Drejtësi. Ajo është lokomotiva që mund ta tërheqë këtë tren të vjetër dhe të sfilitur përpara. Por, si ndodh në Shqipëri: Opozita e ka lexuar me patos raportin se ka gjetur dështimet e armiqve politikë, me argumente ndërkombëtare për gjendjen e korrupsionit në vend; kurse Pozita e ka lexuar, duke gjetur pozitivitete të mekura mes rreshtave. Të dyja palët, edhe këtë herë, kanë harruar se mungesa e bashkëpunimit në vend të  retorikës, ka sjellë gjëndjen ku gëlon korrupsioni në të gjitha fushat.

Në fakt, ai është ushqyer në vitet e fundit nga mungesa e një drejtësie efikase, por mbi të gjitha mos çuarjen deri në fund të reformës më të rëndësishme të vendit, atë që lidhet me Drejtësinë. Të gjithë aktorët e saj janë përgjegjës për situatën aktuale të Drejtësisë dhe kjo e fundit duket se do të reformohet vetëm kur të gjithë të marrin përgjegjësi për ndryshime pozitive. Anipse, kjo është edhe më e pamundura, në një fazë ku Ministria e Drejtësisë, përplaset ashpër me KLD-në; institucioni i Presidentit me kryeministrin; e kështu me radhë. Kontradiktat kanë treguar se problemi fillestar është te Kushtetuta, tek dokumenti bazë i shtetit, që ne e kemi arnuar pa mbushur ende dhjetë vjet ekzistencë.

Kjo e bën të gjithë reformën shumë pa thelb. Pasi, nëse do duhej të bëhej vërtetë Reformë, pa asnjë mëdyshje, ajo nuk e kërkonte këtë humbje energjie. Ndryshimi i Kushtetutës do bënte të punohej sistematikisht që të përmirësohej puna e KLD-së, zgjedhja e kryeprokurorit dhe performanca e prokurorisë dhe gjyqësorit, apo formulat e Komisionit Zgjedhor. Deri më sot, pjesëtarët kryesore të kësaj reforme janë vetë personazhet që kanë ndihur regresin e tij. Jo më kot, për ta certifikuar të gjithën, duan ta përcjellin reformën në referendum, një akt që bëhet për Kushtetutën dhe jo për ato çështje që vetë kushtetuta i ka të përcaktuara.

Dhe, njëherë tjetër, nëse realisht Shqipëria do mendonte për reformë, ndryshimi duhej të fillonte me një Kushtetutë, që do të përfaqësonte realitetet e reja të vendit. Pa të, çdo reformë në Shqipëri është e dështuar që në themel, sepse i mungon dhe infrastruktura, që vetë rregullohet me ligj kushtetues. Dhe, të gjithë e dimë se ka ardhur koha që Kushtetuta jonë të jetë tërësisht shqiptare dhe jo arrnim copash kushtetutave të vendeve të ndryshme, pasi do sjelli përsëri të njëjtën situatë. Që do të thotë se Shqipëria ndryshimin duhet ta bëjë me Ligjin themeltar.

Ndërsa kakofonia e zërave të ndryshme të sotme, me reformat e Ndarjes Territoriale, Reformën në Arsim, ky për Drejtësinë, Informalitetit, edhe me gjithë emrat e bukur, thjesht e kanë zënë për fyt vendin, që ka nevojë të udhëhiqet nga kanone kushtetute dhe jo nga arrna kushtetute , që sa herë ia kemi futur duart, aq herë kemi sjellë amulli dhe gjendje si kjo e raportit 2015, që na trandi të gjithëve.

Next Post

Shpërthime kamikaze në Bejrut, dhjetëra të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In