• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma e Drejtësisë dhe hija e EULEX-it të Kosovës

by Ben Andoni
29/07/2016 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një emër interesant një nga strukturat që do të merret me shqyrtimin e kandidaturave. Bash ajo ka qenë dhe më e përfolura prej opozitës, derisa kreu i Venecias Gianni Buquicchio nuk do t’ua kursente kritikat. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, për të cilin po shkruajmë, do të jetë një nga strukturat kryesore që do të merret me kandidaturat e strukturave të reformës dhe ka qenë realisht një nga aspektet më të debatuar, për shkak të kontingjentit të huaj, që me këtë rast bëhet pjesë integrale e Reformës.

Është theksuar humbja e sovranitetit prej pjesëmarrjes së tyre, pa përmendur faktin e njohur se ne kemi kohë që e kemi humbur virgjërinë. Të kujtosh vetëm faktin që ujërat dhe ajrin e Shqipërisë e ruajnë forca të huaja, që megjithëse jemi nën një çati, nuk mund të thuhet se ndajmë interesa të njëjta.

Por le të kthehemi te reforma. Do të jetë e vështirë që ndryshimet e panumërta që i janë bërë draftit të reformës të jenë të mirëditura dhe të kuptueshme fillimisht nga vetë diplomatët dhe stafet e tyre, që i kanë hartuar ato. Shumë prej ndryshimeve janë bërë aty-për-aty, thjesht për ta sjellë konsensusin sa më afër. Ndërkohë, që s’duhet harruar se politikanët shqiptarë historikisht jo vetëm janë përdorur, por edhe i kanë përdorur paq diplomatët e huaj, duke identifikuar tagrin e tyre me qëndrimet globale të shteteve të tyre. “Jo se ndërhyrjet janë të eksagjeruara, do të shprehej për ‘Java’, pak kohë më parë juristja e njohur amerikane Kathleen Imholz, por që janë disi naive, në kuptimin që realizimi i ndryshimeve nuk do të shpaloset siç pritet nga diplomatët”.

Dhe, shembulli është Kosova me shërbimin e EULEX-it, një strukturë e cila ka të bëjë shumë me funksionimin por edhe me dështimet e panumërta  të Kosovës. Gjithnjë e më shumë akuzat ndaj këtij shërbimi janë shtuar, qoftë edhe nga vetë të huajt madje edhe me prova, kurse EULEX-i është treguar i pafuqishëm me zgjedhjet e saj në sistemin kosovar të Drejtësisë që të ndryshojë gjërat. Problemi është se të gjithë propozimet e tyre në strukturën e Drejtësisë jo vetëm e kanë thelluar problemin e drejtësisë kosovare, por kanë krijuar premisën për të mos besuar më në një drejtësi efikase. Kështu, p.sh. nëse ajo do të funksiononte si duhet, me një strukturë të krijuar prej të huajve, mbase nuk do ngrihej dhe Gjykata Speciale, që shpejt pritet të trandë Kosovën.

E megjithatë mbetemi të ndërgjegjshëm se para sundimtarëve të tanishëm në Kosovë e në Shqipëri (të tillë janë politikanët), me sa duket, megjithë problemet e të ashtëquajturës humbje sovraniteti,  mbetet e domosdoshme një prani ndërkombëtare edhe pse një strukturë që i ngjan disi EULEX-i është e rëndë, fillimisht sepse autoritetet e huaja kanë një kulturë krejt tjetër të perceptimit dhe të bërjes së drejtësisë. E kjo me patjetër do përcillet dhe te propozimet e kandidaturave të tyre.

Si edhe në të shkuarën, zgjidhjet e çështjeve të shqiptarëve dhe kosovarëve nuk ndodhin shpesh në seancat gjyqësore, por janë jashtë. Të mos harrojmë problemin e thjeshtë sesi kërcënohen dëshmitarët. E sa i përket këtyre të fundit, EULEX ka dështuar paq, teksa një pjesë e madhe vazhdimisht tregohen të kërcënuar e të pafuqi.

Kjo e bën ngutin për reformën dhe mbivlerësimin e të huajve, që në javët e fundit e kanë riparuar pa fund, disi të tepruar dhe të sjell ndërmend dështimin e EULEX-it, paçka se kryetari i komisionit të Venecias mendon se për atë që ne e quajmë si shkelje të sovranitetit: ”Unë gjykoj se Shqipëria është dhe do të jetë një vend sovran dhe do të mbetet më e fortë pas Reformës në Drejtësi. Angazhimi i misionit ndërkombëtar është garanci për procesin dhe ju duhet të dini se asnjë reformë nuk mund të bëhet pa aleatët dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë”. Fjalë inkurajuese para të panjohurës së madhe që pritet me fillimin e implementimit të një reforme për të cilën është derdhur aq djersë dhe ditë negociatash por edhe nga e cila pritet aq shumë nga njerëzit që sidomos kanë vuajtur nga Drejtësia e munguar. (Java)

 

Next Post

Kjo FOTO e Kallashit do ju zhgënjejë... fansat e quajnë valltaren Trans

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In