• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Reforma e “dështuar” që po nxjerr në rrugë milionerët e drejtësisë

by S M
01/08/2018 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Këto nuk janë kohë të mira për Reformën në Drejtësi. Të paktën nëse lexon titujt e mediave të përditshme. Gjykatat kanë hyrë në kolaps, institucionet e reja të reformës nuk janë krijuar ende, gjyqtarë e prokurorë po zbrazin xhepat përballë komisionerëve të Vetingut, ndërsa opozita e ka mbushur gojën plot me sulme ndaj qeverisë e ndërkombëtarëve, të cilët sipas tyre kanë futur në qorrsokak të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare.

Ka nga pak të vërtetë aty-këtu në të gjithë këtë tablo ngjyrë gri. Gjykata Kushtetuese, e pas saj edhe ajo e Lartë, nuk kanë më shifrat për të vijuar me gjykimin e çeshtjeve. Përtej mijëra dosjeve të mbetura kapicë e në pritje të gjykimit, kjo situatë ka provokuar edhe një kolaps të natyrës kushtetuese, pasi ka rënë filtri i gjykimit për çeshtje tejet sensitive e të debatueshme në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë. Për të thënë vetëm një syresh, ligjin për Teatrin, i cilit sot mund të marrë vetëm oponencën e kufizuar të Ilir Metës, por nuk mund të gjykohet e, eventualisht të rrëzohet, nga Gjykata Kushtetuese. Pasi ajo është në mungesë anëtarësh.

Sot edhe “etërit” e Reformës në drejtësi e pranojnë me një farë bezdie e nën zë, se afatet dhe modalitetet e hyrjes në fuqi të sistemit të ri të institucioneve apo edhe të kontrollit të gjyqtarëve e prokurorëve, nuk e morën parasysh vakumin kohor që do të krijohej për shkak të mbivendosjes së procedurave, kontrolleve, verifikimeve, ankimimeve etjetj. Një zinxhir i pafund hallkash të cilat sot, duhet pranuar, funksionojnë ngadalë dhe kanë krijuar boshllëqe shqetësuese në të gjithë ngrehinën e drejtësisë shqiptare. Pasi kjo drejtësi ndodhet rrezikshëm në “tokën e askujt”, në atë segment rruge kur institucionet e vjetra vijojnë të pulsojnë rrëmujshëm, siç është skandalozja KLD, kurse ato të rejat ende s’kanë nisur nga puna. Dhe shkaku madhor i vonesave është filtri i pastërtisë, pika e vërtetë e gravitetit të Reformës: Vetingu!

Nëse e konsiderojmë mekanikisht dhe si një fotografi bardh e zi, reforma ka vonuar të japë frytet për të cilat është konceptuar. Por nëse marrim parasysh të gjitha nuancat, sfidat, gropat thithëse e pengesat hileqare ku po kalon procesi, mund të themi pa asnjë mëdyshje se reforma jo vetëm s’ka dështuar, por po jep për herë të parë, ngadalë dhe gradualisht, si në përsëritjen e një aksioni goli, tablonë më të qartë të 28 viteve të fundit, të situatës skandaloze ku ka vegjetuar sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Në këtë “aksion goli” shihen të gjitha: prekja me dorë, shtyrja nga pas, topi që mezi ka kaluar vijën e portës: është një radiografi e pamëshirshme e faullave dhe hileve, një epikrizë e hollësishme e të gjitha diagnozave që kanë shëmtuar faqen dhe prestigjin e drejtësisë shqiptare.

Duket si një verifikim banal (në fakt vetëm banal nuk është) i pasurisë së rreth 800 gjyqtarëve e prokurorëve, por është shumë më tepër se kaq. Është bërja publike e korrektesës dhe etikës shumëvjeçare të arbitrave të plotfuqishëm, që kanë vendosur fate njerëzish, kanë mbyllur ose hapur dyer burgjesh për të mirë e të këqinj, që kanë pastruar apo përbaltur politikanë, me ose pa të drejtë. Dhe përmes vilave, makinave, orendive të luksit, investimeve e llogarive bankare, po mësojmë sesa pak e qashtër dhe e përkorë ka qenë karriera e tyre profesionale.

Vetingu ka qenë qysh në krye të herës, e reja e vërtetë e reformës, “kërthiza” e saj, pika e gravitetit mbi të cilën ngrihetr gjithçka tjetër. Sepse pa verifikuar të gjithë kontigjentin e gjyqtarëve e prokurorëve, të vjetër e të rinj, do të binim në klishenë banale të viteve të fundit, kur ndryshimi i ligjeve nuk ka prodhuar korrigjimin e situatave të deformuara.

Teksa i sheh të largohen me rradhë duke u përtypur si nxënës të klasës së parë, mes eurove dhe pasurive të pajustifikuara, kujtohesh me trishtim sesa e lehtë paska qenë që një sistem  i tërë i ndërtuar mbi korruptimin dhe ryshfetin, të rrëzohej nga një panel i thjeshtë burrash e grash, me disa dosje përpara. Kur sheh sesi Vetingu po e ngre gradualisht stekën e goditjes mbi figura gjithnjë e më të njohura të sistemit, arrin të imagjinosh sesa i kënaqur ndodhet sot shqiptari i zakonshëm para televizorit. Se sa më të qetë ndjehen ata njerëz që mësynë zyrat e komsioneve të Vetingut, për të treguar sesi filan gjyqtar apo prokuror u kishte vjedhur pronën, shtëpinë apo edhe jetën.

Reforma në drejtësi është vonuar në objektivat e saj kohorë. Por ajo s’mund të bëhet me faj, për shembull, që edhe para një apo dy vitesh Gjykata e Lartë kishte nja dhjetë mijë procese gjyqësore të pashqyrtuara. Drejtësia shqiptare ka qenë e vonuar dhe mbi të gjitha e deformuar, edhe pa reformën në mes! Ajo që mund të thuhet dhe të përshëndetet sot, është se kjo reformë “e dështuar”, po nxjerr në rrugë për herë të parë pas rreth tre dekadash, gjyqtarët e prokurorët që ndërtuan sistemin më diabolik të imagjinueshëm të (anti)drejtësisë. Dhe ky nuk është kurrsesi një dështim.

Next Post
Disa këshilla: Si të qëndroni të freskët dhe pa djersë këtë verë

Disa këshilla: Si të qëndroni të freskët dhe pa djersë këtë verë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com