Kryetari i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi i ka bërë homazhet e tij për këtë 5 maj në varrezat e dëshmorëve në Fier. I pyetur nga media për reformën, Ruçi tha se reforma duhet të miratohet brenda këtij muaji.
“Reforma ne drejtësi duhet të miratohet patjetër brenda këtij muaji… Besoj në vullnetin e opozitës për ta përmbushur këtë kusht të ndërkombëtarëve. Ne jemi gati ta votojmë që sot në parlament”, tha Ruçi.
javanews. a.k









