• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma, Byroja e Hetimit në dorë të SHBA dhe Bashkimit Evropian

by Aalison Pearse Stevens
08/07/2016 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nëpërmjet misioneve të tyre në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS do të marrin në dorë Byronë Kombëtare të Hetimit, superstrukturën që do të hetojë korrupsionin dhe krimin elitar në Shqipëri. Teksa opozita shqiptare kërkon shmangien e Perëndimit nga monitorimi i institucioneve të reja të drejtësisë dhe hetimi i dosjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve, projektligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar i jep SHBA-BE një rol të rëndësishme në vëzhgimin e punës së Byrosë së Hetimit si dhe në garantimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së kësaj strukture.

Konkretisht, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit parashikohet të ngrihet Komisioni i Pavarur i Rishikimit, i cili do të mbikëqyrë punën dhe rekrutimet në Byronë e Hetimit. “Komisioni i Pavarur i Rishikimit i Byrosë Kombëtare të Hetimit përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Çdo mision cakton përfaqësuesit, të cilët japin udhëzime dhe këshilla ekspertësh për një funksionim më të mirë dhe për zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendimet për të shkarkuar punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe sigurinë e respektimit të ligjeve në fuqi”, thuhet në projektligj.

Trajnimi i hetuesve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kujdesen edhe për trajnimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas projektligjit, një person mund të emërohet si hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin e kërkuar dhe të ketë shfaqur aftësitë për kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale.

Ndërkaq, kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit miratohen nga drejtori, me pëlqimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në konsultim me Bordin e Pavarur të Rishikimit. Pas përfundimit të trajnimit të nevojshëm, si dhe emërimit si anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, anëtari shërben për një periudhë jo më të shkurtër se shtatë vjeçare në Byronë Kombëtare të Hetimit, përveçse nëse shkarkohet në përputhje me këtë dispozitë.

Shqiptarja.com/d.i.

prpr1

Next Post

Letër e hapur, Schweinsteiger: Ëndrra nuk u bë realitet, por faleminderit tifozë, faleminderit Francë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In