• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Basha: “Vëllazëri krimi” ka vetëm Rama, ndaj ai nuk lexon rekomandimin 88 të Venecias

by Java News
14/06/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së Kryeministrit Rama, ka dalë në një lidhje live lideri i opozitës Lulzim Basha, duke e cilësuar Ramën si simbolin e një modeli që kërkon kapjen e sistemit të drejtësisë, për shkak se kërkon të ruajë “vëllazërinë e tij të krimit”. Kjo akuzë erdhi pasi Rama tha se PD nuk e voton reformën dhe vetingun sepse kërkon të ruajë “vëllazërinë” e saj në sistemin e drejtësisë. Basha i është referuar në mënyrë indirekte edhe paralajmërimeve të ndërkombëtarëve drejtuar PD-së për miratimin e reformës, duke thënë se ai i bindet vetëm Venecias.

“Ramës i pëlqejnë fjalët e mëdha dhe bombastike. U tha gjithcka por nuk ju përgjigj një pyetjeje kryesore. Në fakt ajo që i mbetet njeriut në politikë, nuk janë fjalët por veprat. Cili është modeli i Edi Ramës, tanimë që kjo maxhorancë ka nisur muzgun e saj politik, me krimin në pushtet, me ikjet masive të shqiptarëve… cfarë i ofroi Rama shqiptarëve?!

Modeli i Ramës për bashkinë, është ai i Enver Roshit, se paska patur dhe një emër tjetër. Modeli për doganat është ajo i Elisa Spiropalit, 500 mln euro i kanë vjedhur shqiptarëve.

Modeli i Ramës për ekonominë Beni Çarter… për rendin është Tahiri i një mijë e një krimeve që i jep taksinë e tij private krerëve të drogës… atëherë më thoni qytetarë të dashur se cili do të jetë modeli i Ramës për modelin në drejtësi?! Një model të dhunuar dhe të kapur, që do ta mbajë të paprekur kapjen e tij.

Ndaj ne kemi marrë përgjegjësinë tonë dhe jemi investuar për një model që nuk e korrupton por e lufton korrupsionin në sistemin e drejtësisë. 45 minuta… me figura bombastike, madje i iku 10 herë nenit 88. Ja kam lexuar unë…. Dhe madje do ja lexoj tani.

Nisur nga përgatitjet e draftit final te reformes, Komisioni i Venecias i sugjeron autoriteteve shqiptare ti kushtojne vemendje ceshtjeve si me poshte vijon:

Nese partite politike te perfshira ne proces nuk bien dakord per shumicen e cilesuar qe nevojitet per perzgjedhjen e anetareve te KLGJ, KLP, IQC, SQC , ata mund te perdorin nje sistem proporcional i cili i garanton opozites nje perfaqesim ne keto organe, ose nje metode te pershtatshme e cila do i siguronte opozites nje fare influence ne procesin e perzgjedhjes”

Po këta cfarë janë këta, dega e PD në Venecia? Klubi i shokëve të mij në Venecia?! Këto janë për të garantuar moskontrollin e sistemit të gjyqësorit.

Unë i jam mirënjohës shumëkujt që ka ndihmuar për reformën në drejtësi, por të harrojë cdokush se mund t’i mbivendoset apo të zëvendësojë Komisionin e Venecias. Vendet e Rezervuara nuk janë tha, por përfaqëismin proporcional në këto institucione i jap… a mos është e njëjta gjë kjo?!

Vëllazëri, brotherhood… PD nuk ka asnjë vëllazëri përveçse me qytetarët… Ti ke vëllazëri, “brotherhood in crime” (vëllazërinë e krimit)… Roshin, Bushin… madje as skafistin e 9 janarit nuk e kurseve dhe e punësove. I gënjeve prap shqiptarët që radiologët duhet të jenë të pavarur.. këtë kërkoj dhe unë. Por çështja është, këta do t’i zgjedhësh ti të gjithë apo së bashku?! Pasi t’i kemi garantuar të gjitha hallkat! Nuk mund t’i përzgjedhësh ti të gjithë zotrote, ta thotë 88-ta.”- tha Basha,/ java/ a.k

Next Post

FOTOT/ Aeroporti-ishull, aty ku është përdorur teknologjia e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In