Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Komisisionit për Reformën në Drejtësi, për pranimin e draftit përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomanimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi”, thuhet në deklaratën amerikane.
d.i.