• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elsa Lila dhe udhëtimi i saj i ri nga Bach në Ballkan

by Aalison Pearse Stevens
09/05/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej kohësh nuk shkruanim për Elsa Lilën, të cilën shumë nga ne, ja kanë dëgjuar zërin që kur ishte e vogël, thuajse fëmijë, e fitonte festivalin e Këngës në RTSH.

Kush jeton në Itali, kujton me kënaqësi edhe emocionet që na dhuroi me pjesëmarrjet e saj në Sanremo me “Valeria” (2003) dhe “Il senso della vita” (2007), nis shkrimin e saj gazetarja e njohur Keti Biçoku, botuar në “Shqiptari i Italisë”.

Prej disa vjetëve Elsa është bërë nënë e Evitës së mrekullueshme, e për jetën e saj artistike, që kaloi disi në plan të dytë, nuk kemi dëgjuar shumë. Por siç na shpjegon, asnjëhere nuk ka braktisur pasonin e saj, muzikën: ka studiuar e ka marrë pjesë në projekte të ndryshme, nga një muzikë për film, në nisma të ndryshme në të cilat beson, si koncertet me mikun e saj Olen Cesari, për shembull.

Më në fund Elsa kthehet në skenë seriozisht, si protagoniste, në një mënyrë shumë origjinale, edhe pse ajo pohon se kthehet në origjinë. Më 13 maj, bashkë me Orchestra Notturna Clandestina (Orkestra Klandestine e Natës), do të japë një koncert, që do të jetë si një udhëtim në muzikën klasike, “Da Bach ai Balcani”, që do të përmbajë nga arie të muzikës klasike baroke deri pjesë të muzkës tradicionale shqiptare.

E takojmë sërish në zonën rinore San Lorenzo të Romës ku jeton, dhe me gëzimin, ëmbëlsinë e sinqeritetin e zakonshëm na flet për këtë projekt të ri, shkruan Keti Biçoku e cila i ka marre këtë intervistë, artistes së njohur e cila arriti sukses të konsiderueshem në Shqipëri, që në daljen e saj të parë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

U bë kohë që nuk kemi të reja prej teje. Na ke munguar…

E vërtetë, u bë kohë që nuk bëj një koncert timin, ku të kem të gjithë kohën në dispozicion për t’u rrëfyer, për t’u shpjeguar, për të pasur kontaktin e drejtpërdrejte e emocionues me publikun që vetëm një koncert live të ofron. Më ka marrë malli për këto. Studimet e këtyre viteve, muzikat e filmave, pjesëmarrjet në projekte, koncerte, nisma të ndryshme më kanë pasuruar me përvoja të mrekullueshme njerëzore e profesionale. Dhe pikërisht në këtë rrugëtim timin të brendshëm kërkimi dhe studimi, larg publikut, kam takuar Enrico Melozzin, ideatorin, dirigjentin dhe “lokomotivën” e “Orchestra Notturna Clandestina”, me të cilin më lidh tashmë një miqësie e bashkëpunim i gjatë. Enrico Melozzi është violonçelist, kompozitor, arranxhator dhe dirigjent orkestre shumë i talentuar, por kur e njeh nga afër të duket sikur vjen më shumë nga një grup punk se nga një orkestër klasike.

Orkestra Klandestine e Natës, do të ishte shqip. Për çfarë është fjala?

Enrico para tre muajve ka ngritur këtë orkestër, me muzikantë shumë të zotë, të angazhuar në “përditshmërinë” e tyren në shumë produksione artistike të ndryshme, por të lodhur nga ekzekutimi vetëm i muzikës që u dikton programi i këtij apo atij teatri, i kësaj apo asaj akademie, apo kush për to merr vendim mbi muzikën që duhet luajtur.

Orkestra është “klandestine” pikërisht sepse qëndron jashtë çdo forme të burokracisë kulturore që mbizotëron sot në Itali, nuk aplikon në shtet për të pasur mbështetje financiare apo “kontribute” politike, por është një organizëm shumë më i gjallë e aktiv se të tjerët, të ashtuquajtur “institucionalë” apo “të ligjshëm”, që shpesh u ngjajnë elefantëve në fund të jetës që tërhiqen në shkretëtirë.

“E natës” sepse gjatë ditës, për të siguruar jetesën, përbërësit e saj shkojnë të bërë muzikën e të tjerëve. Por në mbrëmje mblidhen për të bërë muzikën e tyre. Muzikën që ata zgjedhin e që u pëlqen atyre, e i bën të ndihen më pranë tingujve që për shpirtin e tyre është Muzika e vërtetë. Interpretojnë muzikë klasike, të kompozitorëve bashkëkohorë e bëjnë eksperimentime nga më të ndryshmet. U jep forcën pasioni, entuziazmi e dashuria e pastër, e vërtetë, e pakufi për familjen e tyre të bukur që është pikërisht “Orchestra Notturna Clandestina”.

Enrico më propozon të bëjmë një koncert bashkë. Kjo ide më entuziazmon dhe menjëherë i hyjmë punës. Për mua është privilegj i veçantë të kem 22 muzikantë të këtij niveli e Enricon në krah, për t’u shprehur nga ana muzikore. Kalojmë netë të tëra duke dëgjuar muzikë klasike dhe të lashtë. Ai dëgjon muzikën antike për shkak të formimit muzikor të tipit klasik, por edhe sepse i jep kënaqësi muzika e nivelit të lartë; ndërsa unë edhe pse njihem për muzikën pop, jam rritur në korridoret e teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë ku babai im Edmondi punonte si tenor në korin e teatrit…

Kthim në origjinë për ty…

Tamam! Kam kaluar fëmijërinë time mes “problemeve” të Violetës e Toskës, mes realitetit e inskenimit, mes parukeve të mrekullueshme që mbanin një erë të papërcaktuar mes llakut të flokëve e djersës së kokës, mes kostumesh skene të madhështore për sytë e një fëmije siç isha asokohe… Jam rritur mes instrumentesh muzikore nga të katër anët, mes provash, tensioni, emocionesh, por mbi të gjitha mes muzikës klasike, operave, sinfonive, koncerteve, baleteve, mes orkestrës sinfonike aq të madhe…

Me pak fjalë muzika klasike më lidh ngushtë me Enricon. E duke pasur një orkestër klasike, menjëherë menduam të eksperimentojmë, duke përdorur zërin tim për disa arie klasike. Disa prej atyre që kemi zbuluar e pas të cilave jemi dashuruar në vite. Nga ky bashkëpunim lindi koncerti që kemi titulluar si të ishte një udhëtim, “Da Bach ai Balcani”, që do të jepet për herë të parë në Nuovo Cinema Palazzo të Romës.

12

Çfarë duhet të presë publiku?

Kemi përgatitur një program shumë të gjerë: dy arie nga Magnificat i Bach-ut, një arie nga Farnace e Vivaldit, një kompozim i Mozartit për piano dhe orkestër, që do të kthehet në një këngë antike (një nga eksperimentet tona ky), një arie të kompozitorit dhe violonçelistit Giovanni Sollima që është mjeshtër i madh e mentor për ne. E qershia mbi tortë, disa pjesë nga muzika jonë tradicionale shqiptare.

Do të shohim Elsa Lilën në petkat e këngëtares lirike?

Jo, jo, unë nuk jam këngëtare lirike. Të gjithë jemi përpjekur t’u qëndrojmë shumë besnikë kompozimeve të autorëve klasikë, të respektojmë origjinalin. Edhe duke përdorur zërin tim natyral po impostim lirik, dhe zbuluam që i jemi afruar origjinalit humë më tepër se interpretime artistësh të famshëm… Ndonjëherë, këngëtarët lirikë vibrojnë kaq shumë sa nuk kuptohet më ç’notë muzikore po marrin, e çfarë fjalësh po thonë.

Do t’i pëlqejë publikut të gjerë?

Rezultati që kemi arritur na pëlqen shumë e nuk është aspak diçla e imërzitshme. Duke kënduar këtë muzikë që duket sikur bota e ka harruar, njeh më nga afër ata gjeni që kanë kthyer në muzikë maksimumin e inteligjencës njerëzore dhe, pasi hyn në botën e tyre, në labirintin e tyre, nuk kthehesh më pas: e lë veten me kënaqësi të magjepsesh nga zbulimi i kombinimeve të mrekullueshme e inteligjente të tingujve.

Pra më 13 maj takimi me “Da Bach ai Balcani” në Nuovo Cinema Palazzo të Romës. Edhe vendi nuk është i zakonshëm.

Po koncertin e japim në teatrin Nuovo Cinema Palazzo (piazza dei Sanniti), në Romë, qytet ku jeton pjesa më e madhe e komponentëve të orkestrës. Teatri është një vend special! Është teatër i zënë ,“occupato”, nga artistë, regjisorë, aktorë, muzikantë, shkrimtarë… Praktikisht është një hapësirë e vetadministruar nga artistët, që prej 5 vjetësh punojnë e organizojnë aty spektakle të të gjitha zhanreve e realizojnë ëndrra të mëdha

Është një formë e re vetë-menaxhimi e vetë-mbrojtjeje e artistëve që nuk janë pjesë e fabrikës së Hiçit, është një teatër i pandikuar nga politika, nga drejtorët e hierarkitë, nga kontratat e sindikatat. Këtu mbizotëron shpesh edhe rregulli i buzëqeshjes dhe i një shtrëngimi duarsh, nëse ideja, propozimi është artistikisht i bukur. Me një fjalë, është një vend i mrekullueshëm për të luajtur Vivaldin, për të krijuar e për të ëndërruar.

Ndonjë datë tjetër në të ardhmen?

Do të donim të çonim në mbarë botën këtë udhëtimin tonë muzikor “nga Bach në Ballkan”. Pse jo, do të ishte bukur të mund ta vinim në skenë në Teatrin e Operës në Tiranë ku jam rritur, apo në Teatrin e Prishtinës. Ndërkohë, ne e kemi marrë autobusin me qira. Muzikantët që nuk udhëtojnë janë si zogj në një kafaz, duhet të përhapin muzikën në kohë dhe hapësirë.

ma.me

Next Post

Ozzy dhe Sharon Osbourne, ndahet çifti më jetëgjatë në botën e muzikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së

July 3, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

July 3, 2026
Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

July 3, 2026
Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

July 3, 2026
Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

July 3, 2026
Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

July 3, 2026
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut

July 3, 2026
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

July 3, 2026
Franca regjistron 2,025 vdekje shtesë në kulmin e të nxehtit, ndërsa Evropa përgatitet për mot më ekstrem

Franca regjistron 2,025 vdekje shtesë në kulmin e të nxehtit, ndërsa Evropa përgatitet për mot më ekstrem

July 3, 2026
Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In