• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma, a duhet të kontrollohen Amendamentet nga Gjykata Kushtetuese?

by Java News
04/01/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Teuta Vodo / Kerkuese shkencore, Parlamenti Europian.

 Reformat gjyqësore përfshijnë aktorë dhe dimensione të ndryshme dhe komplekse ku disa pika kyce mund te kalohen perciptas. Debati aktual, pas diskutimit së opozitës me Komisionin e Venecias, ka përfshirë edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që kompetenca për të rishikuar kushtetueshmërine e ligjeve nuk u diskutua, Komisioni i Venecias e la të hapur debatin për rishikimin e kushtetueshmërisë së amendamenteve kushtetuese. Në këtë aspekt dua të diskutoj pikërisht për rëndësine e kesaj kompetence. Edhe pse nuk ekziston një praktikë e konsoliduar mbi këtë cështje dhe gjykata të ndryshme në vende demokratike nuk e kanë këtë kompetencë, është shumë e rëndësishme që, në kontekstin aktual politik, gjykata kushtetuese shqiptare të mund ta ketë këtë kontroll. Kjo me objektivin për ti dhënë më shumë pushtet Gjykatës.

Rishikimi gjyqësor konsiderohet si një nga instrumentet më të rëndësishm në garancinë kushtetuese. Historikisht, gjykatat kushtetuese luajnë një rol thelbësor në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe krizave politike ku aktorë të ndryshëm kanë qënë në konflikt mbi një çështje me interes publik. Ato radhiten në listën e aktorëve të rëndësishëm që krijojnë stabilitet politik. Duke pasur parasysh politikën shqiptare e këtij cerek shekulli, me të drejtë shtrohet pyetja: cfarë roli mund të luajë gjykata kushtetuese, e renditur si një nga gjykatat me më pak influencë në Europën Lindore, përballëve kolosëve të një politike si ajo shqiptare? Pikërisht në një kontekst dhe atmosferë të tillë duhet absolutisht të ketë mundësi për gjykatësit të kontrollojnë amendamentet kushtetuese në mënyre të pavarur nga rrjedhat politike. Kjo i jep mundësinë cdo fraksioni parlamentar që humb një ‘betejë’ në një projektligj të drejtohet tek gjykata kushtetuese për të ‘fituar kushtetueshmërisht’ atë që ‘humbi politikisht’. Në këtë llogjikë bilanci pushtetesh, shpeshherë interesat publike shërbehen më mirë nëpërmjet delegimit të pushtetit tek një institucion që shërben si katalizator. Rrjedhimisht, gjykata kushtetuese mund të ketë ndikim në politikë pikërisht kur pushtetet e tjera i delegojne këtë pushtet. Në kuadër të domosdoshmërisë së ndërtimit të garancive kushtetuese, Gjykata Kushtetuese duke mos qënë e zgjedhur direkt nga populli, por as e drejtuar nga politika shndërrohet në një ‘aktor të tretë’ ose e thënë ndryshe në një arenë ku bëhet presion mbi qeverinë. Kjo kompetencë shton kredibilitetin tek garancia e praktikave demokratike në një sistem si ai shqiptar që përgatitet për hapjen e negociatave per anëtarësim per Shqipërinë. Duke qënë vendimet e gjykatës kushtetuese përfundimtare dhe detyruese, vendimmarrja trasferohet nga legjislativi ose ezekutivi, tek gjyqesori. Nje kompetencë e tillë i jep fuqi të vërtetë gjykatës per të ndikuar në agjendat politike. Por pyetja e dytë që shtrohet me të drejtë është: pse duhet te trasferojmë dhe ti japim kaq pushtet një organi që nuk është zgjedhur nga populli?

Duke qënë kjo gjykatë historikisht shumë pak influente në cështjet që kanë prekur opinionin publik, kjo kompetencë i jep vetëm një kredibilitet jo vetëm gjyqësorit por gjithë sistemit politik. Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë rrezik që ky pushtet i gjykatës të shndërrohet në një vendimarrës politik. Shqyrtimi paraprak gjyqësor kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në garancinë kushtetuese, sepse ndalon një legjislacion antikushtetues të hyjë në fuqi. Për këtë, aktorët kompetentë, si grupe parlamentare, i bëjnë kërkesë gjykatës, të shqyrtojë kushtetutshmërinë e statuteve dhe dekreteve para aplikimit të tyre. Një shembull konkret është kur një marrëveshje ndërkombëtare nënshkruhet dhe/ose ratifikohet, dhe disa organe të caktuara kanë të drejtë ti kërkojnë gjykatës një vlerësim mbi përputhshmërinë me Kushtetutën. Pra, sa me shume kompetenca dhe sa më të lehta modalitetet që lejojnë aktorët politikë të nisin një procedurë të shqyrtimit gjyqësor, aq më shumë ky i fundit mund të ushtrohet nga gjykata. Si rezultat, është e rëndësishme ti jepet ky pushtet në mënyrë që të ketë            koordinim midis dhe brenda degëve politike për të mbajtur qeverine  pergjegjese. Pasvitevepapërgjegjshmërie politike, kontrolliefektiv i kësajgjykatë mund të krijojë më shumë barazi para ligjit.

Next Post

Ulet ndjeshëm niveli i Fierzës, ndërpritet prodhimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja, kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

EMRI/ Emërohet Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, ja kush do jetë juristi që vjen nga Admninistrata Publike

September 15, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Trump njoftoi marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për të mos goditur objektivat energjetike, Zelensky: Jemi gati nëse Moska bën të njëjtën gjë

September 15, 2026
Skenari për ‘vrasjen’ e deputetëve, Durim Bami kërkon lirinë

Dosja “Revanshi”, GJKKO shpall vendimin për 7 nga të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina

September 15, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

“Kam bërë 18 seanca plazmafereze”- Dëshmia që po qarkullon pas rastit të Mazonakis: Ai u vra nga kriminelë!

September 15, 2026
Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

September 15, 2026
TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

September 15, 2026
Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

September 15, 2026
Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s

Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s

September 15, 2026
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri viziton Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit: Urë lidhëse mes dy vendeve tona!

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri viziton Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit: Urë lidhëse mes dy vendeve tona!

September 15, 2026
Tensionet tregtare me Kanadanë, hyjnë në fuqi tarifat 50% të SHBA-së për 110 produkte kanadeze -

Tensionet tregtare me Kanadanë, hyjnë në fuqi tarifat 50% të SHBA-së për 110 produkte kanadeze –

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com