Erëra të mbara po frynin në Çekosllovaki. Moti premtonte pranverë. Alexander Dubcek, i ardhur në pushtet, po ndërmerrte reforma që premtonin demokratizimin e vendit. Fatkeqësisht, kjo periudhë shprese zgjati veçse disa muaj, nga janari në 20 gusht të vitit 1968, kur vendi do të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik dhe e ashtuquajtura “pranvera e Pragës” do të merrte fund. Por çfarë ndodhte ndërkohë në Shqipëri? Avokat Spartak Ngjela e përshkruan këtë periudhë në librin e tij “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, botuar nga “UET Press”, vëllimi i parë, Tiranë 2011.
Përmes bisedave me të atin, Kiço Ngjela, bashkëmoshatarë e bashkëvuajtës burgjesh, Ngjela tregon për megalomaninë e Enver Hoxhës dhe sfidën e tij, për të krijuar një tjetër internacionale komuniste, një nismë, tek e cila nuk dihet nëse besonte vërtet, apo donte t’u hidhte hi syve shqiptarëve, se Shqipëria nuk ishte e izoluar. “Ndërkohë, ne që jetonim pranë oborrit të Enver Hoxhës, konstatuam saktë se e gjithë garda e vjetër që jetonte përreth tij, nuk ishte fare entuziaste për partitë marksiste-leniniste të Perëndimit.
Nuk bindeshin dhe kishte ndodhur e kundërta: në vend që ta merrnin këtë si një shenjë të ‘madhështisë’ së Enver Hoxhës, si doktrinar, e kishin marrë si shenjë të dobësisë së tij, për një vepër të dështuar. Këtë e vura re edhe tek im atë”, – shkruan Ngjela. Ata që çoç kishin dëgjuar se ç’ndodhte në botë, e kuptonin atë që po ndodhte në Shqipëri. “Brodueji ziente nga barsoletat dhe nga humori kundër Enver Hoxhës. Por edhe ‘Rinocerontët’ e kishin shtuar së tepërmi luftën e tyre me anë të fletërrufeve”, – tregon Ngjela, teksa ndalet për pak te një bisedë me Vera Bekteshin, një nga viktimat e dacibaove. Plot 50 vjet nga “Pranvera e Pragës”, vijnë ca kujtime edhe nga dimri që mbante në Shqipëri. (Al. Mi.)
Nga Spartak Ngjela
PERANDORIA HOXHA DHE PRANVERA E PRAGËS
Në të njëjtën kohë, Enver Hoxha kishte nisur punën për krijimin e perandorisë së tij, e cila pa dyshim që do të ishte marksiste–leniniste. Atij do t’i hante rreth dhjetë vjet kohë, që ta stabilizonte plotësisht këtë “perandori”.
Nuk kuptohet se cila shtysë psikologjike, e ka nxitur drejt këtij vendimi. E tërë historia e ideologjive, është histori shizmash, prandaj, deri këtu, gjithçka duket se ecën brenda një rrjedhe historike, normale për llojin e vet.
Dihet se, gjithmonë, në të gjitha shizmat ka pasur interesa krerësh. Të shumtë kanë qenë ata krerë dogmatikë, që kanë ushtruar tmerrin kundrejt shoqërisë, në emër të ideologjisë apo të fesë që kanë drejtuar, edhe pse e kanë besuar më pak nga të gjithë atë fe, apo atë ideologji.
Kjo është historia e trishtë e mendjes joracionale njerëzore dhe e pushteteve që janë mbështetur gjithmonë te pjesa fanatike e shoqërisë, domethënë, tek ajo pjesë që nuk ka ditur asgjë rreth vetes dhe botës. Enver Hoxha, s’mund të ishte përfaqësues i ndonjë krahu real, në lëvizjen komuniste botërore.
Ai ishte një mendje e shkathët politike në lojën për pushtet, dhe, si themeluesi i një lëvizjeje ideologjike, për interesin e tij, ia arriti ta shkëpuste “kishën” e vet, nga Moska. Pastaj, me ndihmën e të tremburve dhe të të nënshtruarve të tij, ai mendoi që ta mbante “kishën” vetëm për vete dhe ta trajtonte atë, si një objekt të shenjtë e të pacenuar, sepse këtu e kishte burimin e pushtetit politik.
Lëvizja komuniste botërore, u ngrit me shpresën e një revolucioni për barazi shoqërore, por praktikisht ajo përfundoi në atë përzierje të humanizmit me terrorin. Në këtë përzierje, ata që kishin qenë humanistë sui generis dhe që besuan realisht tek ajo doktrinë, ranë viktima të terrorit që ushtruan krerët e tyre, të cilët, në më të shumtën e herëve, nuk kishin lidhje as me humanizmin dhe as me doktrinën.
Kështu që, edhe për këtë rast, Hoxha e nisi veprën e vet për krijimin e një “perandorie marksiste-leniniste”, duke përdorur gjithashtu tezën e një revolucioni proletar botëror.
Kjo ishte një alibi që Hoxha e krijoi për t’i dhënë vërtetësi lëvizjes së vet, si dhe për të krijuar “doktrinën” e shkëputjes nga kampi socialist. Për këtë arsye, alibia duhej të kishte përdorim dyfish: edhe përballë politikës sovjetike, por edhe përpara komunistëve shqiptarë e sidomos atyre që ishin rreth tij, e që në fakt kishte vendosur t’i shkartonte prej perandorisë së tij, e cila pa dyshim që do të ishte marksiste–leniniste.
Atij do t’i hante rreth dhjetë vjet kohë, që ta stabilizonte plotësisht këtë “perandori”. Nuk kuptohet se cila shtysë psikologjike, e ka nxitur drejt këtij vendimi. E tërë historia e ideologjive është histori shizmash, prandaj, deri këtu, gjithçka duket se ecën brenda një rrjedhe historike normale për llojin e vet. Dihet se, gjithmonë, në të gjitha shizmat ka pasur interesa krerësh.
Të shumtë kanë qenë ata krerë dogmatikë që kanë ushtruar tmerrin kundrejt shoqërisë në emër të ideologjisë apo të fesë që kanë drejtuar, edhe pse e kanë besuar më pak nga të gjithë atë fe apo atë ideologji. Kjo është historia e trishtë e mendjes joracionale njerëzore dhe e pushteteve që janë mbështetur gjithmonë te pjesa fanatike e shoqërisë, domethënë, tek ajo pjesë që nuk ka ditur asgjë rreth vetes dhe botës.
Në këtë përzierje, ata që kishin qenë humanistë sui generis dhe që besuan realisht tek ajo doktrinë, ranë viktima të terrorit që ushtruan krerët e tyre, të cilët, në më të shumtën e herëve, nuk kishin lidhje as me humanizmin dhe as me doktrinën.
Kështu që, edhe për këtë rast, Hoxha e nisi veprën e vet për krijimin e një “perandorie marksiste-leniniste”, duke përdorur gjithashtu tezën e një revolucioni proletar botëror. Kjo ishte një alibi që Hoxha e krijoi për t’i dhënë vërtetësi lëvizjes së vet, si dhe për të krijuar “doktrinën” e shkëputjes nga kampi socialist.
Për këtë arsye, alibia duhej të kishte përdorim dyfish: edhe përballë politikës sovjetike, por edhe përpara komunistëve shqiptarë e sidomos atyre që ishin rreth tij e që në fakt, kishte vendosur t’i shkartonte dhe krijimin e perandorisë së tij, e cila pa dyshim që do të ishte marksiste–leniniste. Atij do t’i hante rreth dhjetë vjet kohë që ta stabilizonte plotësisht këtë “perandori”.
Nuk kuptohet se cila shtysë psikologjike e ka nxitur drejt këtij vendimi. E tërë historia e ideologjive është histori shizmash, prandaj, deri këtu, gjithçka duket se ecën brenda një rrjedhe historike normale për llojin e vet. Dihet se, gjithmonë, në të gjitha shizmat ka pasur interesa krerësh.
Të shumtë kanë qenë ata krerë dogmatikë që kanë ushtruar tmerrin kundrejt shoqërisë në emër të ideologjisë apo të fesë që kanë drejtuar, edhe pse e kanë besuar më pak nga të gjithë atë fe apo atë ideologji. Kjo është historia e trishtë e mendjes joracionale njerëzore dhe e pushteteve që janë mbështetur gjithmonë te pjesa fanatike e shoqërisë, domethënë, tek ajo pjesë që nuk ka ditur asgjë rreth vetes dhe botës.
Enver Hoxha s’mund të ishte përfaqësues i ndonjë krahu real në lëvizjen komuniste botërore. Ai ishte një mendje e shkathët politike në lojën për pushtet, dhe, si themeluesi i një lëvizjeje ideologjike, për interesin e tij, ia arriti ta shkëpuste “kishën” e vet nga Moska.
Pastaj, me ndihmën e të tremburve dhe të të nënshtruarve të tij, ai mendoi që ta mbante “kishën” vetëm për vete dhe ta trajtonte atë si një objekt të shenjtë e të pacenuar, sepse këtu e kishte burimin e pushtetit politik. Lëvizja komuniste botërore u ngrit me shpresën e një revolucioni për barazi shoqërore, por praktikisht ajo përfundoi në atë përzierje të humanizmit me terrorin.
Në këtë përzierje, ata që kishin qenë humanistë sui generis dhe që besuan realisht tek ajo doktrinë, ranë viktima të terrorit që ushtruan krerët e tyre, të cilët, në më të shumtën e herëve, nuk kishin lidhje as me humanizmin dhe as me doktrinën.
Unë nuk e kam përjashtuar asnjëherë idenë, se drejt këtij pasioni steril për perandori, Hoxhën mund ta ketë shtyrë edhe paranoja, sepse herë-herë, Hoxha ka dhënë shenja, se e besonte të qenurit e tij një njeri i madh. Këtë ma kanë pohuar edhe shumë të tjerë, që kanë jetuar pranë tij në ato çaste, kurse Kiçoja theksonte gjithmonë se; delirin e të qenurit “njeri i madh” dhe “frikën permanente”, ai i kishte natyrë të tij, edhe para se sa të vinte në pushtet.
“Ishte gjithmonë i fshehtë”, thoshte Kiçoja dhe vazhdonte: “Në ato kohëra të vështira në Tiranë, ai asnjëherë nuk të shihte në sy, ose, edhe kur të shihte, të këqyrte për të parë, nëse mund të të besonte ose jo, ndonëse ai kurrë nuk besonte njeri. Por kishte maninë për të folur si njeri i madh, që dinte të jepte direktiva dhe, qëkurse ishte 34 vjeç, tentonte të fliste si një i moshuar. Kishte një ngërç në të folur dhe bisedën e bënte me hope, por gjithmonë ishte shumë i vëmendshëm dhe, me njeriun që ishte afër, përdorte me sukses metodën e të treguarit, se e kishte shumë për zemër…!
I pari që ia kapi këtë natyrë ishte Qemal Stafa. Ai e kuptoi dhe muajt e fundit donte t’i shmangej gjithmonë. Ka tepër mundësi që të kenë pasur ndonjë përplasje të ashpër me njëri-tjetrin, sepse në këtë kohë, ndoshta një muaj para se të vritej, Qemal Stafa më tha: ‘Kiço, unë jam i vetmuar dhe që të gjithë jeni të rrezikuar’… Nuk e kuptova dot asnjëherë këtë bisedë të fundit me Qemal Stafën dhe, pas vrasjes së tij, asnjëherë nuk e largova nga mendja”.
Me paratë e Shqipërisë dhe sidomos të Kinës, Enver Hoxha nisi të krijonte shizmën e dytë të komunizmit, duke krijuar “partitë marksiste-leniniste të së vërtetës”, nëpër të gjithë botën, por sidomos në Perëndim.
Kuptohet se logjikisht kjo ndërmarrje e mbyllte krejt qarkun e veprës së tij, e cila kishte nisur me shkëputjen nga Bashkimi Sovjetik, ngaqë, sidomos, kjo i duhej për të treguar se, jo vetëm që nuk ishte një luftëtar i vetmuar, por ishte edhe një njeri i madh dhe i vetmi revolucionar në botë. Ishte natyra e tij e vjetër, që e shtynte të mendonte se mund të drejtonte gjithë njerëzimin.
Kjo natyrë e një deliri të tillë, dallohej veçanërisht gjatë bisedave të çdo mbrëmjeje, kur ai bënte në Klubin e Partisë me njerëzit e vet të Rrethit të Parë, të cilëve tani vetëm u fliste për fatet e botës e të komunizmit dhe nuk i linte më të thoshin asnjë fjalë. Por, me Shehun dhe me Kapon, tregohej disi më ndryshe, si të ishin tre muskëtjerë, të një qëllimi të madh. “E pyeta Mehmetin, – mbaj mend që më tha Ladi atë kohë, kur po lindnin partitë e Hoxhës – madje e pyeta disa herë, por ai nuk donte të përgjigjej”.
Kështu, gjersa e ëma, Fiqreti, ia kishte bërë me shenjë, për t’i thënë që ta linte atë muhabet. Kurse ne, në rrethin tonë, qeshnim, duke e konsideruar këtë ndërmarrje të ethshme të Hoxhës, si një marrëzi që e kishte ndërmarrë për të treguar qetësi ndaj vetes dhe një hakmarrje ndaj kundërshtarit. Por idenë e perandorisë, në fakt ma analizoi Zef Mala, në kohën që rrinim dendur bashkë, në Burgun e Ballshit.
Zefi e shihte tendencën e Hoxhës, si një “propensitet natyror”, të tipit të tij megaloman dhe që mendonte se duke hyrë në Perëndim, me partitë dhe me gazetat e tij, sikur e rriste tej mase territorin e vogël dhe popullsinë e vogël, të shtetit që drejtonte.
“I duhet për të realizuar disi delirin e tij, sepse dëshira për perandori, është ende prezente në arketipat njerëzorë që ai përfaqëson”, – theksonte Zef Mala atëherë, dhe tek e kujtoj edhe kohën, edhe të gjithë lëvizjen, jam i bindur se kjo gjendje psikike e ngarkuar nga inkoshienti i perandorit, ishte natyrë qendrore e Hoxhës në ato vite, kur në një krah ushtronte të gjithë forcën politike dhe demagogjike për izolimin e Shqipërisë, dhe, nga ana tjetër, shtonte radhët e partive të vogla, që nuk kishin asnjë vlerë, për të ardhmen politike të vendeve të tyre.
Hoxhës, në fakt, i dukej sikur po ndërtonte edhe ai një Internacionale Socialiste a Komuniste, ashtu siç kishte bërë Marksi me Leninin, por në të njëjtën kohë, gjente edhe alibinë e shëmtuar, duke dhënë një “provë” se nuk ishte i izoluar, por përkundrazi, kishte miq të shumtë në të tërë botën dhe bota e kishte vështrimin nga ai.
Çështjen e izolimit të Shqipërisë, ai e ndiente që ishte një veprim ahistorik dhe kthim në otomanizëm dhe prandaj e paraqiste lëvizjen marksiste-leniniste, si një lloj europianizmi të ri. Ai ishte diabolik, deri në fund, sepse kërkonte ta shkallmonte përfundimisht kulturën europiane të shqiptarëve, duke intriguar me faktin e ri, të revolucionit proletar.