• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi për postin e kryetarit të PS/ Nis ngritja e komisioneve të votimit

by Java News
30/03/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama u kërkoi dje koordinatorëve të rajoneve sqarimin e anëtarësisë për rëndësinë e referendumit të 9 prillit. Në një takim të zhvilluar dje pasdite në selinë e PS-së, kryesocialisti ka kërkuar që të përfundojë sa më shpejt edhe zgjedhja e kryetarëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit, pas përfundimit të kongresit dhe konstituimit të asambleve të bashkive.

Ndërkohë koordinatorët e rajoneve po ngrenë në të gjitha bashkitë e vendit komisionet e votimit, që do të menaxhojnë të gjithë procesin e votimit për referendumin nga anëtarësia e Partisë Socialiste më 9 prill.

Por për të sqaruar anëtarësinë, nuk janë angazhuar vetëm koordinatorët, por edhe deputetët, të cilët janë në kontakte të vazhdueshme me zonat e tyre, edhe për shkak të shtimit të anëtarësisë së kësaj partie.

Në këtë fushatë janë edhe deputetët që mbrojnë idenë që Rama duhej rikonfirmuar si kryetar, edhe pse pa bërë zgjedhjet siç përcaktonte statuti, por që kanë kundështuar hapur idenë e mbajtjes së referendumit.

Edhe ata do të duhet t’i shpjegojnë bazës socialiste përse duhet mbajtur referendumi dhe si duhet t’i përgjigjen pyetjes: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”.

Kjo është pyetja që anëtarësia e Partisë Socialiste duhet t’i përgjigjet me një “Po” ose “Jo”. Statuti i PS-së, me të cilin PS ka funksionuar deri më 19 mars 2016, përcaktonte që zgjedhjet për kryetarin bëheshin një herë në katër vjet, pavarësisht nëse partia ishte në pushtet apo nëse kryetari ishte Kryeministër.

Nuk dihet nëse po zhvillohet fushatë nga ajo pjesë e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, të cilët ishin kundër referendumit dhe kërkonin që zgjedhjet për kryetarin të bëheshin nga anëtarësia përmes parimit një anëtar- një votë.

Një javë më parë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, pyetjes së Ben Blushit “nëse do të ketë fushatë për të debatuar për dy mundësitë e përgjigjes që duhet të japin socialistët për këtë referendum?”, kreu i Grupit, Gramoz Ruçi, iu përgjigj: “Për aq kohë sa anëtarësia është thirrur të japë një mendim në referendum, PS-ja nuk ka përse bën fushatë. Por kush të dojë, të ndërmarrë një fushatë, është i lirë ta bëjë”. Panorama.al

Next Post

Zbulohet e vërteta/ Ja se kujt ja vodhi këngën Nora Istrefi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In