• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi për emrin/ Shqiptarët akuzohen për identitetin maqedonas

by Java News
26/08/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 30 shtator do të mbahet referendumi mbi pranimin ose jo të marrëveshjes së emrit mes Shkupit e Athinës, por polemikat në Maqedoni janë të mëdha e në shënjestër të tyre kanë përfunduar edhe shqiptarët.

Kundërshtarët e nismës i konsiderojnë ata elementë destruktivë, thotë Radio Europa e Lirë, duke i etiketuar si mbështetës të rrënimit të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Një nga drejtuesit e frontit kundër referendumit, Janko Baçev, ditë më parë tha se referendumi nuk do të ketë sukses, por se qeveria, partitë shqiptare dhe ambasadori amerikan, sipas tij, kanë nisur të frikësojnë popullin se gjoja do të ketë luftë nëse dështon referendumi.

Në këtë rast, Baçev për partitë shqiptare ka përdorur fjalë fyese. Komente të tilla kanë nxitur reagime të shumta. Organi i akuzës është njoftuar për rastin dhe thotë se po të konstatohen përmbajtje fyese, do të merren masa konkrete.

Ekzekutivi maqedonas ndërkohë e ka dënuar ashpër këtë akt, duke kërkuar që ai të mos përsëritet. “Në historinë demokratike të Maqedonisë nuk ka ndodhur që ndonjë politikan, hapur, përmes televizionit të përdore gjuhën e urrejtjes ndaj një bashkësie të caktuar etnike dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Një gjuhë e ngjashme urrejtjeje është përdorur edhe në tubime tjera të kundërshtarëve të referendumit, si në manifestimet për shënimin e ditës së 2 Gushtit, kryengritjes së Ilindenit, kur tifozët e një klubi të futbolli të njohur si “Komitët” brohoritnin parulla si “dhoma gazi për shqiptarët” dhe “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”. TCh

Next Post
Rusi/ Sërish arrest për liderin e opozitës, Navalny

Rusi/ Sërish arrest për liderin e opozitës, Navalny

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com