• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi në Serbi/ Arrestohet koordinatori, tentoi të kalojë materialet zgjedhore

by Java News
15/01/2022 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviç, në pikën kufitare në Merdarë.

Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviçit.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviç, ka thënë se e ka njoftuar menjëherë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin e cilëson si skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha. Petkoviç ka kërkuar nga Lajçak lirimin e Jankoviqit dhe tre të arrestuarve të tjerë.

“Koordinatori i Komisionit Zgjedhor dhe kamionët me materialin zgjedhor për referendum ishin nisur sonte për t’ia dorëzuar materialin përfaqësuesve të misionit të OSBE-së si përgjegjëse për organizimin e referendumit, mirëpo në vend të përfaqësuesve të OSBE-së, të cilët i kemi njoftuar sot me një shkresë zyrtare për dërgimin e materialeve, përfaqësuesit tanë janë pritur nga 10 vetura të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës dhe OSBE-ja ende nuk janë prononcuar lidhur me këto zhvillime. Ndërkohë, institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ata thanë se qytetarët serbë të Kosovës, me dyshtetësi, do të mund të votojnë për referendumin në Serbi sipas praktikave ndërkombëtare, që në këtë rast, sipas tyre, nënkuptojnë mundësitë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar.

g.kosovari

Next Post
Patozi: Berisha dhe Basha po luajnë një lojë hileqare, lufta civile në PD ka mbaruar. S’do shkoja me asnjërin

Patozi: Edhe pa 8 janarin, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

July 29, 2026
Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

July 29, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Lezhë/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe përfundoi poshtë tij, shoferi ndërron jetë në vend

July 29, 2026
A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

July 29, 2026
Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

July 29, 2026
BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

July 29, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

Balla sulmon Qosen: Pa asnjë punë prej tre vitesh, në kulm të sezonit shkallmon qendrën e Kavajës!

July 29, 2026
Fauci hesht për origjinën e Covid-19, përplaset me senatorin Rand Paul: Ka obsesion ndaj meje

Fauci hesht për origjinën e Covid-19, përplaset me senatorin Rand Paul: Ka obsesion ndaj meje

July 29, 2026
Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara

Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara

July 29, 2026
Trafik ndërkombëtar droge/ GJKKO konfiskon 21 pasuri të Eridan Guerrero dhe bashkëpunëtorëve të tij, prona e llogari bankare i kalojnë shtetit

Trafik ndërkombëtar droge/ GJKKO konfiskon 21 pasuri të Eridan Guerrero dhe bashkëpunëtorëve të tij, prona e llogari bankare i kalojnë shtetit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com