E PËRDITËSUAR / Në orën 19:00 është mbyllur votimi për referendumin për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Mbi 1 milion e tetëqind mijë votues janë të regjistruar, ndërsa gjysma e tyre duhet të dalë në votime dhe mbi 450 mijë të votojnë pro, që referendumi të shpallet i vlefshëm.
Është njoftuar për incidente të vogla të cilat nuk shihen si të rëndësishme për ecurinë e votimit. Pjesëmarrja deri në orët e pasditës nuk shikohet si e kënaqshme.
Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18.30 në votime kanë dal 35 për qind e trupit të përgjithshëm votues.
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.
/b.d