• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Referendumi i 9 shkurtit vendos, me Kosovën apo me Vetëfundosjen!

by Azgan Haklaj
25/01/2025 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Azgan Haklaj

Për Kosovën nuk ka ditë e muaj viti ndër shekuj të mos mbartë kujtesë e histori, por shkurti ngelet muaj i veçantë për faktin se në shkurt 2008-të u vulos pavarësia e Kosovës.

Përveç gjakut të derdhur ndër breza e sakrificës biblike të shqiptarëve të Kosovës nënshkrimii i pavarësisë u bë me kalemin e kryefyqisë botërore, aleatit më të sigurtë të provuar të shqiptarëve,
SHBA-ve.

Pikërisht ky fakt më detyron moralisht ta shoh dhe muajin shkurt 2025 po aq të rëndësishëm për Kosovën, në një aspekt krejt të veçantë e delikat.

Është fakti se Kosova do të zgjedhë liderin e saj politik e administrativ per 4 vitet që vijnë.

Faktet po tregojnë se kjo trevë dardane rrezikon fatkeqësisht të ç’bejë me dorën e votën e saj atë që arriti në shkurt 2008-të.

Rrezikon të humbë aleatin e madh me të cilin bashkëluftoi, e bashkënënshkroi pavarësinë.

Pra rrezikon të humbë mbështetjen e SHBA-ve.

Dhe kjo aspak për vullnet të shqiptarëve të Kosovës dhe as të kombit tonë, sikundër as për ndonjë arsye sado minore bindëse.

Por vetëm e vetëm për karagjozllekun në mos keqdashësinë e trishtueshme të Albin Kurtit.

Ky egoist i shfrenuar, marksist në bindje dhe mashtrues gjoja në emër të parimeve, që dikur shitej si engjëll i lirisë e bashkimit utopik sot është kthyer në një minidiktator të neveritshëm që çirret foltoreve të Kosovës si një Duçe i ri fashist në zemër të Ballkanit duke lëshuar sterkalat e peshtymës uluritëse jo vetëm në Kosovë por anembanë rajonit ku ka troje etnike shqiptare.

Ky veprim jo vetëm anti-demokratik e jo principial por çmendurisht anti-shqiptar prej tij u manifestua në 4 vite jo vetëm me Shqipëri por me lidershipin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Preshevë-Medvegjë-Bujanovc e Mal të Zi.

Me mbështetjen që i dha S(Vlenit) solli në pushtet Mickovskin e Stoilkoviçin që sot e quan Kosovën “Kosovo i Metohija”.

Albin Kurti për interesat e tij pushkatoj gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ai nuk u mjaftua me këtë rrugaçëri politike kombëtare por guxoi të trondisë marrëdhënien e veçantë të Kosovës me aleatin tonë të çmuar, SHBA-në duke e radhitur Kosovën në sanksione euroatlantike fill pas Rusisë së Putinit në kontinent.

Në planin shtetëror Albin Kurti në 4 vite nuk realizoi asnjë premtim relevant përveç tentativës së hapur për të nderruar dorën e korrupsionit duke marrë me dhunë nga banda e tij bordet e ndermarrjeve publike dhe duke sulmuar bisnesin e lirë haptaz për ta shantazhuar e grabitur.

Albin Kurti nëpër skena e tribuna të stisuara me tifozëri histerike shan e fyen kundërshtarët me poezi të shpifura e bajate duke imituar defin e Edi Ramës në autobuzët elektoralë të vitit 2021.

Falë Zotit edhe botërisht situata sot është ndryshe dhe po avancon me shpejtësi kundër këtyre monstrave majtiste.

Lidership’ të papërgjegjshëm autokratik dhe të tillë si Albini janë të parët që do bien në rrjetën globale të erës së re demokratike.

Por është në dorën e shqiptarëve e votës së tyre me datën 9 shkurt që Albin Kurtit t’ja presë shkurt dhe ta menjanojnë nga qeverisja e vendit.

Ky veprim do ishte akti më i rëndësishëm pas pavarësisë pasi ekzistenca e tij do ta zhbëjë pavarësinë dhe do ta rrezikojë mëvetësinë e sovranitetin e Kosovës!

Gjithçka është në dorën e qytetarëve të Kosovës dhe unë besoj në mençurinë e gjeninë e tyre.
Ata do të votojnë për Kosovën jo për Albinin.

Vota për opozitën e fitorja e saj do të çlirojë Kosovën nga sanksionet e izolimi, korrupsioni, keqqeverisja dhe deshtimi i shtetit.

Do të asfiskojë tentativat për kapjen e mediave, prokurorisë, biznesit.

Do të godasë korrupsionin i cili është rrezik i sigurisë kombëtare.

Përmbysja e regjimit të vetëfundosjes do të kthejë imazhin e prestigjin euroatlantik të Kosovës.

Do të rikthejë partneritetin me SHBA-të, BE, NATON dhe Kosova do të nisë turravrapin drejt Këshillit të Europës, BE-së dhe antarësimit të shpejtë në NATO!

Shpartallimi i vetëfundosjes dhe renia e Albinit shënon prologun e rrëzimit të autokracisë në Ballkan.
Pas Albinit me radhë do të bien Vuçiçi, Dodiku, Rama së bashku me dy brinjet e thara të shpartalluar të Trekëndeshit të Bermudës Berisha dhe Metaj. Demokracia do të triumfojë mbi autokracinë!

Next Post
Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Parlamenti grek mban një minutë heshtje për Kryepeshkopin

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Parlamenti grek mban një minutë heshtje për Kryepeshkopin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In