• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Referendumi i Bosnjës ngjall fantazmat e ndarjes së Kosovës

by A R
26/09/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

E ardhmja e Federatës së Bosnjës, që pas ditës së diel të datës 25 Shtatorit 2016, është vërtetë në një qerthull të rrezikshëm. Bashkë me të duket se Ballkani sërish nuk do jetë i qetë. Marrëveshja e Dejtonit është prekur në thelb, paçka se serbët e Bosnjës, që realizuan referendumin, mendojnë se ajo nuk është prekur, kurse autoritetet evropiane duket se ende se kanë marrë seriozisht. Problemi që shtrohet është nëse precedentin që përdorën për Bosnjën, serbët do e përdorin për Kosovën në rast krijimi të Asociacionit të komunave serbe atje. Duhet pritur ende reagimi dhe mundësia që referendumi të quhet i pavlefshëm, në mënyrë që të gjykohet, por Ballkani gjendet realisht në një fazë të vështirë. Ecejaket serbe në Rusi, ku i ftuar ka qenë edhe vetë Milorad Dodik, udhëheqësi i serbëve të Bosnjës dhe arkitekti i referendumit, e kanë pasur hapur një qëllim. Dhe, ai është materializuar me rezultatin e këtij referendumi të së dielës.

Presidenti Putin ka dalë hapur në mbrojtje me sloganin e zakonshëm në këto kohë të Fuqive të Mëdha për shtetet benjamine të tyre: Është punë e brendshme e tyre! Ndërkohë që i pari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç ka lëshuar deklarata të ashpra ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Milorad Dodik. I frustruar nga referendumi që 9 janari të jetë “Dita e Republikës”, ai ka thënë se Dodikun e pret njësoj fati i Saddam Huseinit, Muammar Gaddaf-it dhe Sllobodan Millosheviçit.

Në referendumin e zhvilluar në Republika Srpska në Federatën Boshnjake është vendosur pyetja: nëse dëshirohet që 9 janari të mbetet “Ditë e Shtetësisë”. Të mos harrojmë se kjo ditë është data e kremtimit historik të Kishës Ortodokse Serbe dhe përvjetori i Deklaratës së Ligjvënësve serbë të Bosnjës në vitin 1992, nga ku ata iniciuan pavarësinë nga Bosnja. Që nga ai akt, plasi lufta trevjeçare etnike në këtë vend, që shkaktoi qindra-mijëra të vdekur.

President of Bosnia and Herzegovina's entity Republika Srpska, Milorad Dodik casts his vote, on September 25, 2016, at one of local voting stations in Western-Bosnian town of Laktasi. The citizens of Bosnia and Herzegovina's, Serb dominated entity of Republika Srpska are to take vote on referendum question "Should January 9, become a "national holiday". The referendum remained scheduled for September 25, even after it was disputed by Peace Implementation Committee in Bosnia and banned by country's Constitutional Court. / AFP / ELVIS BARUKCIC        (Photo credit should read ELVIS BARUKCIC/AFP/Getty Images)

Kthim pas

Bosnja dhe Hercegovina, ashtu si Shqipëria arritën që të jenë afër hapjes së negociatave të asociimit me Bashkimin Evropian (BE). Pas rezultate pozitive, të konsideruar prej tyre, BE-ja ka pranuar kërkesën për statusin e ri të të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH). Në fakt deri në anëtarësim duhet përgjigje për mijëra pyetje që lidhen me ekonominë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe gjendjen e demokracisë në vend. Kuptohet se diskriminimi etnik është problemi më i madh dhe shkaku ku mbahen të gjitha pikat e tjera.

Republika Srpska, e cila ka shumicën e popullsisë të serbëve të Bosnjës, është një nga dy entitetet përbërëse të BH, së bashku me Federatën e boshnjakëve, me shumicë boshnjake dhe atë boshnjake-kroate. Të dy entitetet kanë qeverinë e tyre, parlamentin dhe gjyqësorin.

Për Kosovën

Bosnja dhe Hercegovina s’ka marrëdhënie diplomatike me Kosovën për shkak të mungesës së unanimitetit në qeverinë qendrore për të njohur pavarësinë e Kosovës, kryesisht përmes vetos të dominuar nga serbët e Bosnjës, Republika Srpska.

Tashmë pretendimi serb për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë jo vetëm është tejet i vështirë, por edhe parandjellës i gjërave jo të mira. Ata që janë pro-Asociacionit thonë se ky organizim buron nga Paketa Ahtisaari dhe ka qenë shtruar prej fillesave të negociatave të Vjenës (2006) si edhe një lloj baze për kompromis me Serbinë. Si në rastin e Bosnjës, Kosova duhet të garantonte të drejta shtesë për serbët-kosovarë në këmbim të pavarësisë kombëtare. Ata që e mbrojnë Asociacionin e komunave mendojnë se Asociacioni nuk bie ndesh me prerrogativat e Kushtetutës së Kosovës sepse statuti themeltar dhe të gjitha vendimet e tij shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kuptohet nëse ato i përgjigjen ligjeve kosovare.

Në fakt, me kërkesat e fundit të serbëve për zëvendëskomandantin e ushtrisë, zëvendës shefin e shërbimit sekret, një nga këshilltarët kryesorë të Thaçit dhe shumë e shumë të tjera, duket se kërkesa për Asociacionin ka shumë kleçka. Serbët duan t’i japin fuqi ekzekutive. Vërtetë në dukje Asociacioni s’ka territor dhe kufij të definuar qartë me marrëveshje, apo dogana apo edhe funksionet financiare, por realisht serbët me mënyrën sesi sillen në Kosovë dhe mosrespektimin e institucionit janë duke parë mundësinë që të krijojnë një Republikë Srpska 2, ku precedenti i Bosnjës është gati për ta destabilizuar Kosovën që është duke vuajtur për mungesën e njohjeve të reja. Të paktën realiteti po tregon se në Kosovë ka një strukturë krejt paralele të serbëve, që as e merr në konsideratë Kosovën dhe e thyen ligjin në mënyrë të vazhdueshme.

…

Në një farë mënyre referendumi në Bosnjë është një paralajmërim ogurzi për Ballkanin. Koha do të tregojë sesa e fuqishme do jetë Bashkësia Ndërkombëtare të mbajë qetësinë në Ballkan, por parashikimet duken të zymta. Kurse për Kosovën duhet që të gjithë palët të mendojnë seriozisht për statusin e Asociacionit. (Javanews)

Next Post
FOTOT/ Eliza Dushku siç nuk e keni parë, zbulohen skenat e nxehta…

FOTOT/ Eliza Dushku siç nuk e keni parë, zbulohen skenat e nxehta...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In