• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Referendum për Ramën, jo zgjedhje nga lista…”

by Lorenc Vangjeli
08/03/2021 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama po ruan disa nga deputetët e mëparshëm, por po afron të rinj, përse kjo zgjedhje dhe nga emrat e deritanishëm që janë afruar, a e tërheq disi elektoratin gri?

Qarkullimi, rifreskimi, hyrjet e reja dhe largimi i emrave “klasikë”, është një proces normal. Kështu duhet të jetë në fakt. Duhet të ekzistojë një bërthamë profesionistësh në politikë dhe rreth tyre mund të afrohen dhe të largohen, sipas nevojës, emra të rinj e të vjetër. Por kjo është vetëm pjesa teorike e përgjigjes, sepse praktikisht lista nuk ka pothuaj asnjë vlerë konkrete. Emrat e përveçëm të saj nuk janë në zgjedhje, nuk zgjidhen nga publiku dhe janë në konkurrim. Ato janë thjesht dhe drejtpërdrejt zgjidhje të vetë Kryeministrit nga një anë dhe të Bashës e Kryemadhit nga ana tjetër. Pothuaj askush nuk mund t’i imponojë emrin vetjak atyre në listë. Secili nga ta mund ta refuzonte dhe mund ta përzinte nga lista edhe Ruzveltin, Reganin apo Obamën po t’u qaseshin në oborrin e selisë. Dhe të gjithë do të thoshin se kryetari i partisë ka të drejtë. Ky është sistemi që është votuar në 2008-ën dhe që është shkaku fillestar i hipotekimit të pronësisë së listës tek kryetarët e partive.

Në Shqipëri nuk ka garë dhe as një sistem matës vlerash. Jo vetëm në politikë, por kudo. Hierarkia publike është e përmbysur dhe nuk ka një piramidë, sado primitive të vlerave të individeve apo dhe të grupeve shoqërore. Çdo kamarier do të vraponte të nderonte Range Rover-in e cilitdo banditi që do t’i hynte në lokal dhe do të përbuzte biçikletën e cilitdo akademiku që do të afrohej në xhamat e lokalit të tij. Kush mendon se është ndryshe, duhet të bëjë hesap ose me hipokrizinë, ose me naivitetin që nuk e le të shoh këtë të vërtetë të thjeshtë. Në Shqipëri nuk ka një klasë të mirëfilltë politike dhe ky është një nga dështimet më të mëdha të pluralizmit.

Nuk ka më shumë se një dyzinë njerëzish në Tiranë që e kuptojnë dhe e ushtrojnë këtë zanat, nga më të sofistikuarit e arteve që ka shpikur nevoja e njerëzimit për t’u vetërregulluar. Keqkuptimi që sheh politikanin tek çdo anonim që merr mandat deputeti është thjesht marrëzi. Ata janë ca nëpunës administrate që ulin e ngrenë dorën për miratim ligjesh me të njëjtën lehtësi që ulen të kryejnë nevojat personale, sipas ligjësisë së ngulitur që çfarë është lart, do të zbresë poshtë.

Kryeministri Edi Rama dy emra ka konfirmuar vetë në prag të finalizimit të listës përfundimtare për kandidatët që do të garojnë në 25 prill nën siglën e PS Najada Çomo dhe Luljeta Bozo. Si ju duket zgjedhja e tyre?

Nuk mund të bëjë punë të mëdha në shtet ai që nuk ka bërë më parë punë të vogla. Kjo është një aksiomë shumë e hershme që në rastin e dy zonjave Çomo e Bozo është më shumë se e përmbushur. Ato kanë bërë punë të mëdha në karrierën e tyre profesionale dhe janë autoritete morale. Publiku ka nevojë për këtë lloj autoriteti dhe Rama pikërisht një gjë të tilla ka synuar.

Kjo dëshmon sigurinë e tij në zgjedhje, epërsinë e tij në artin e politikës përballë kundërshtarit dhe orientimin e tij për t’i dhënë mandatit të tij të tretë, së paku një tjetër formë, qoftë dhe me të njëjtin thelb. Kontrasti është një element thelbësor në pikturë dhe si mjeshtër i peisazhit politik në vend, Rama i jep këtë lloj kontrasti tablosë së Rilindjes përballë kundërshtarit. Këto dy emra dhe ca pak të tjerë të ngjashëm me to do të dëgjohen shumë shpesh në ligjërimin e fushatës së kryeministrit, i cili do t’i verë ato përballë kandidatëve të opozitës.

Vasilika Hysi dhe Besnik Baraj njoftuan tërheqjen nga kandidimi, gjithashtu edhe disa emra të tjerë që kanë dy ose tre mandate pritet të mos jenë në listën e 8 Marsit. Megjithatë askush prej tyre nuk ka shprehur pakënaqësi ndaj Ramës, ky është tregues që e majta “ respekton udhëheqësin” api çdo zë alternativ është sfumuar maksimalisht nga lideri?

Rama është drejtuesi i padiskutueshëm i socialistëve. Ai është i tillë jo vetëm për shkak të pozicionit, por edhe për shkak të autoritetit personal dhe moral që ka krijuar në vite. Njëlloj e madje më shumë se Nano dhe Berisha në partitë e tyre, ai është qendra e një sërë rrathësh koncentrikë pushteti që sillet rrotull tij. Hysi e Baraj, me gjasë edhe me vullnetin e tyre, ju larguan kësaj pike qëndrore. Dy socialistë të mençur, por edhe të ndershëm si ata largohen nga parlamenti, por me shumë mundësi, mund të jenë më të zëshëm jashtë tij.

Ndërsa në kupolën drejtuese duket se nuk do ketë reagime nga ata që do largohen, po në bazën socialiste a mund të ketë “firo votash”, me afrimin e të rinjve pa kontribut të mëparshëm në PS dhe me afrimin e ish-deputetëve të LSI-së?

Deri në mbrëmjen e datës 24 prill ata që e kanë ndarë mendjen se do të votojnë për PS-në apo PD-në do të vazhdojnë të jenë shumicë dërmuese. Në të gdhirë do të ketë mbetur vetëm një grusht njerëzish që duke parë përbërjen e listave, do të vendosë për ngjyrën e votës vetjake. 25 prilli nuk është ndeshje listash. Eshtë votim nominal për katër – pesë emra, për Ramën, Bashën, Kryemadhin, Metën apo Berishën. Madje edhe më pak se kaq. Do të jetë një “referendum” popullor me “Po dhe Jo” për një emër të vetëm, për Edi Ramën. Çdo shqiptar që do të shkojë në zgjedhje do të votojë vetëm për të, pro ose kundër. Përfshi këtu edhe vetë Lulzim Bashën, kandidatin për kryeministër. Shqiptarët do të hedhin votën për të zgjedhur rikonfirmimin apo ndëshkimin e Edi Ramës dhe nuk do ta zgjasin shumë me histori listash apo programesh.

Duket se po bëhet kujdes që të rinjtë që afrohen për kandidim si “kriter” kryesor të kenë të shkuar të pastër në raport me ligjin. A është ky momenti për PS që të ndahet nga personat me rekorde kriminale, të shfaqur në Parlamentin e legjisturës 2013-2017 dhe më pas edhe në pushtetin lokal, përfshi edhr zgjedhjet e 2019- ës?

Në 2013 edhe pse kishte në krah Ilir Metën dhe votimi dukej një formalitet për triumfin e tyre, Edi Rama kishte një frikë irracionale nga aftësia e Berishës për të manipuluar rezultatin e votimit. Ai afroi një sërë të “fortësh” lokalë jo sepse besonte se ata mund të sillnin vota, por sepse ata do të ishin garanci që të mos i vidhnin votat. Eshtë një legjendë urbane që një “bandit” këtu apo një “bandit” atje, janë hambare votash në zona të ndryshme. Sidomos në periferi dhe në disa qytete problematike. Në rastin më të mirë, çfarë mund të fitohej prej tyre në oazin e tyre lokal, humbej shumëfish në gjithë pjesën tjetër të vendit.

ë paarsimuar, të paqytetëruar, makina prodhimi parash të pista, ata bënë shumë më shumë dëm sesa sollën dobi. Edhe pse pati shumë ekzagjerime në këtë temë, edhe pse ata ishin tmerrësisht periferikë dhe jo ndikues në përditshmërinë e katër vjetëve, ata i dhanë portretin e tyre banal mandatit të parë të qeverisjes së Ramës. Në 2017-ën Rama nisi të çlirohet nga ta dhe në këto zgjedhje, në të gjitha kuptimet, është ai vetë i forti i listës. Me “antiplumbin” e pushtetit tetë vjeçar tashmë, Ramën e kanë frikë të tjerët dhe ai vetë ka frikë vetëm nga humbja e pushtetit. Rama nuk ka më nevojë për bejlerët e vegjël lokalë, ata feudalë qesharakë që duket se mund të bëjnë gjëmën në fshatin e tyre, por që në Tiranë e venë kravatën me sikletin e pulave kur i detyrojnë që të veshin brekë. Sepse po të jetë për to, Rama e ka dëshmuar se nuk e ka problem lakuriqësinë e tij. Përkundrazi, dikur i ka sjellë vota./fjala.al

Next Post
Partitë politike nën “ethet” e listave, socialistët vendosin të hënën për kandidatët

Dy kryebashkiakë japin dorëheqjen, Dritan Leli dhe Dionis Ymeraj kandidatë për deputetë në listat e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse ambasadori i SHBA-ve në Tiranë nuk e ka takuar? Ja se si përgjigjet Berisha: Duhet të…

Pse ambasadori i SHBA-ve në Tiranë nuk e ka takuar? Ja se si përgjigjet Berisha: Duhet të…

October 31, 2026
“Mos e humbisni këtë destinacion”, ‘Lonely Planet’ sugjeron Shkodrën për 2024

Shkodër, 3400 aplikime për pronësinë e shtëpive të vjetra! Kadastra verifikime në terren, mungon dokumentacioni

October 31, 2026
Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

October 31, 2026
VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

October 31, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

October 31, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

October 31, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

October 31, 2026
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In