Futja e teknikave të reja për shërbimin e kirurgjisë ka sjell ulje të ndjeshmë të ditëve të qëndrimit në spital, por edhe reduktim të infeksioneve të plagëve. Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë, Arben Gjata niveli i infeksioneve të plagëve është ulur në 5% nga 25% që ishte në vitin 2004.
Në shërbimin e kirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” një sërë ndërhyrjes tashmë bëhen nëpërmjetë teknikave të reja pa qenë e nevojshme që pacientët të operohen.
Arben Gjata: Nga 2019 e në vijim ne kemi një ndryshim të madh në shërbimin e kirurgjisë. 90% e tumorit të pankreasit bëht në mënyrë invasive, gurët në tëmth po ashtu dhe qeset në tëmth…
Shefi i shërbimit të kriurgjisë Arben Gjata thotë se me futjen e teknikave të reja ditët e qëndrimit të pacientëve në spital janë reduktuar ndjeshëm.
“Më parë ditë qëndrimi i pacintëve ka qenë 7.5 ditë, aktualisht është 2.5 ditë.”
Sipas Gjatës, niveli i infeksioneve spitalore është brenda standardeve të bashkimit europian.
“Ne kemi bërë një studim në 2004 së bashku me Instituto Superiore di Sanita në Itali dhe nivel i infeksioneve të plagëve dhe niveli i infeksioneve spitalore në atë kohë ishte në 28% ndërsa tani e kemi nën 5%.”
Teknikat e reja të kirurgjisë ishin pjesë edhe të konferencës kirurgjike të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë edhe mjekët nga Kosova dhe rajoni.
/a.r