• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Recitimi

by Edison Ypi
10/06/2024 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ideja e Bujar Hudhrit për tu mundësuar pak fatlumëve të recitojnë Poezi të Hyut Kadare në prezencë të Tij diku në një kafene, është e mrekullueshme.

Por e realizuar keq.

Akti më sublim që njeriu bën në jetë, nuk është kur bën qef, as kur ha, kur lëpin, apo kur 10. Është Recitimi i vargjeve drithëruese që i do me gjith’ Shpirt, çdo fjalë, çdo rrokje, çdo gërmë, çdo tingull, çdo ngjyrë, çdo aromë.
E padenjë, e papranueshme, e pamoralshme, sesi një poet i shquar dhe një aktor i njohur, në oqeanin plot dallgë të krijimtarisë së Hyut, mes qindra poezive, zgjodhën të recitojnë të njëjtat vargje. Duket sikur tallen, sikur bëjnë gallatë, sikur bëjnë garë me shoshoqin.

Poezia nuk është top futbolli që e hedh njëri e pret tjetri. As dashnore që ndërrohet, e ka ky e merr ai. Dhe as imambajalldi e prishur që e ha Hyseni, e vjell Hasani. Për më tepër, është dhe e turpshme dhe absolutisht e palejueshme që, në prezencë të Hyut, duke e pasur të shkruar në letër, që të dy, të njëjtën Poezi, e lexojnë me sytë përdhe.

Nëse Poezinë e reciton duke e lexuar, e ofendon, e ndot, e përdhos, e përgjak, e vret, e pushkaton.

Tabloja tronditëse seç ka diçka nga irja e pridhit me gishta.

Ose lehja e qënit që s’të kafshon.

Po deshe dhe nga bërja qef me allatin e tjetrit.

Është e rëndë dhe me pasoja kur Poezinë e profanojnë të rriturit dhe e neveritin të rinjtë. E hanë turpin me bukë të famshmit, dhe deprimohen anonimët. E gëlltisin helmin ata me përvojë, dhe sëmuren fillestarët.

Jo o qyqarë jo. Poezia nuk lexohet. Aq më keq duke mos e parë tjetrin në sy, dhe më keq akoma duke bërë sikur s’ka ndodhur asgjë, çka është tmerr e shkuar tmerrit.

Recitimi që lexohet, si recitim jo i ndjerë, jo tronditës, jo drithërues, nuk është recitim i qënësishëm, është shpërfillje, është tallje.

Recitimi që lexohet është recitim i ulët, recitim i sipërfaqshëm, recitim i pa ndjerë, recitim për pordhë.

Poezia që lexohet në letër nuk është dhe nuk mund të jetë as recitim as lexim me gjith shpirt. Leximi, dhe jo shqiptimi përmendësh i Poezisë, dëshmon se Poezinë nuk e ke respektuar, me Poezinë nuk je bërë njësh, nuk je unifikuar, Poezinë nuk e ke interiorizuar.

Poezia e vërtetë, prej dashurorit të Saj të sinqertë apo adhuruesit të Saj pa kushte, kurrë nuk lexohet, vetëm këndohet përmendësh, vetëm i dehur, vetëm i çmendur.

Nuk e kuptoj si ra në këtë kurth Sadik Bejkua.

Se për tjetrin, aktorin, s’di ç’të them. S’e njoh. S’e kam idenë kush ësht. S’kam parë kurrë një film shqiptar – më bënin për të vjellë. S’kam qënë kurrë në teatër – më vinte turp të shkoja nga tmerret që do dëgjoja. Mezi prita. Kur më së fundi e shembën, u lumturova.

Next Post
Pas sherrit në tualet, Sara Gjordeni dhe Françeska Murati bëhen bashkë: Më tha burri që…

Pas sherrit në tualet, Sara Gjordeni dhe Françeska Murati bëhen bashkë: Më tha burri që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In