• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reciprociteti për targa, nata e dytë në Jarinjë/ Kamionët mbajnë rrugën të bllokuar, tërhiqen serbët pas uljes së temperaturave

by Java News
22/09/2021 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nata e dytë e protestës në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident. Mediat e Kosoovës shkruajnë se numri i protestuesve serbë gjatë natës është zvogëluar edhe për shkak të temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar orët e vona të mbrëmjes, ndërsa ata që kanë qëndruar, kanë ndezur zjarr.

Këtë herë, ndryshe nga një natë më parë, protestuesit nuk kanë bërë thirrje dhe as nuk kanë kënduar këngë nacionaliste. E vetmja lëvizje në këtë pikë kufitare ka qenë ndërrimi i policëve të Njësisë Speciale të Kosovës që ka ndodhur rreth orës 01:00, pas mesnatës.

Në ndërkohë rrugët të cilat çojnë në Jarinje, ashtu si edhe në pikëkalimin tjetër kufitar Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara me një kolonë të gjatë të makinerive të rënda që janë vendosur nga protestuesit serbë.

Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.

Çfarë është reciprociteti?

Serbia nuk e njeh Kosovën dhe për rrjedhojë as targat e saj që kanë si akronim RKS (Republika e Kosovës). Për vite me radhë Serbia ka nxjerrë një numër të madh targash për serbët e Kosovës, të cilat kanë pasur vetëm akronimet e qyteteve, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga Kosova. Çështja u vu në diskutim në vitin 2011 kur nisi në Bruksel dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Palët arritën marrëveshje që automjetet e Kosovës të qarkullonin me targa të përkohshme në Serbi dhe ato të Serbisë të qarkullonin me targa të mbuluara nga simbolet shtetërore në Kosovë. Sipas marrëveshjes Kosova e ka pasur të drejtën që ta vendosë përkohësisht detyrimin për targa të përkohshme për automjetet serbe, por pas konsultimeve me BE-në.

Kështu ditën e hënë Kurti lajmëroi se çdo makinë me targa serbe që do të futet në Kosovë do të duhet të blejë targa të përkohshme, njësoj siç bëjnë kosovarët në Serbi. Tashmë automjetet e regjistruara në Serbi lejohen të qarkullojnë në Kosovë vetëm me targa të përkohshme të Republikës Kosovës (me akronimin RKS). Targat e përkohshme kushtojnë 5 euro dhe vlejnë 60 ditë. Ndërsa në Serbi, automjetet e regjistruara në Kosovë lejohen të qarkullojnë në Serbi vetëm me targa të përkohshme të Serbisë (me akronimin KS). Targat e përkohshme kuhstojnë 3.5 euro për 60 ditë.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Australia juglindore goditet nga një tërmet i fortë, lëkundjet dëmtojnë ndërtesat në Melbourne

VIDEO/ Australia juglindore goditet nga një tërmet i fortë, lëkundjet dëmtojnë ndërtesat në Melbourne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In