Përbërësit:
100 gr luleshtrydhe
100 gr banane
250 ml kos
1 lugë sheqer ose mjaltë
mente
Përgatitja:
Fillimisht presim luleshtrydhet dhe bananet dhe u hedhim pak sheqer ose mjaltë. Shtojmë kosin, i cili preferohet të jetë i trashë.
Hedhim masën e përgatitur në mikser, i shtojmë mente dhe disa copa akulli. Nëse dëshironi që smoothie juaj të jetë më i lëngshëm, i shtoni masës pak qumësht.
I përziejmë për rreth 2-3 minuta në mikser dhe e hedhim në në një gotë, të cilës mund t’i vendosni disa copa bananesh dhe luleshtrydhesh.
Smoothie është gati. Ju bëftë mirë!
/b.d