Përbërësit:
200 gr. miell
4 vezë
300 gr. djathë delesh
Bakinë
100 ml. vaj për ushqim
Ajkë
100 ml. Jogurt
Përgatitja:
Për përgatitjen e këtij ushqimi nevojiten 20 minuta
Hapi i parë: Në një enë më të thellë të madhe e vendosim djathin dhe me pirun e shtypim mirë. Pastaj në enë hedhim vezët dhe me pirun i rrahim së bashku me djathin. E shtojmë në enë edhe vajin për ushqim, jogurtin dhe ajkën, i përziejmë mirë e më pas shtojmë edhe miellin. Në fund e shtojmë bakinën dhe tërë masën e përziejmë mirë.
Hapi i dytë: Marrim një tepsi për pjekje dhe në të spërkasim me vaj dhe më pas hedhim pak miell që brumi mos të ngjitet. Masën e brumit e hedhim në tavë dhe e vendosim në furrë për pjekje. Brumi duhet pjekur në temperaturë 250 gradë për 15 minuta.
Dekorimi: Kur pogaqa të piqet e largojmë nga furra dhe e presim në pjesë më të mëdha, dhe pjesët i rendisim në pjatë për servim. Me këtë ky simit është gati, ju bëftë mirë.