Përbërësit:
- 1kg miell misri
- 1L ujë
- 2 lugë gjelle kripë
- 250 gr gjalpë
- 1 kg spanaq
- 1kg. kos
- 1 vezë
Përgatitja:
- Në një tenxhere e vlojmë ujin me kripë dhe 100gr. gjalpë.
- E largojmë tenxheren nga zjarri, e hedhim miellin e misrit duke e përzier vazhdimisht dhe brumin e fituar e lëmë të ftohet.
- Spanaqin të pastruar dhe të grirë e ndrydhim me një lugë kripë, ia shtomë një vezë, disa lugë kos, disa qepurka sipas dëshirës dhe ashtu e bëjmë gati për lakror.
- Gjysmën e brumit e shtrojmë në tëpsi të lyer me yndyrë, hedhim disa lugë gjalpë të shrirë, e hedhim spanaqin e përgatitur dhe mbi të e shtrojmë gjysmën e mbetur të brumit.
- Para se ta fusim në furrë të nxehur mirë, lakrorin e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim afër një orë ne temperaturë maksimale.
- Lakrorin e skuqur e nxjerim nga furra, ia hedhim kosin dhe e kthejmë në furrë të ndalur për 10 minuta.