Përbërësit :
* 5-6 karkaleca të mëdhenj
* 1 kallamar
* 1 sepje
* 2 uthull të bardhë (Acceto)
* 4 luge vaj ulliri
* 1 limon
* majdanoz, kripë piper
* 1 karrotë e prerë hollë
Përgatitja:
Lahen frutat e detit dhe i lëmë të ziejnë për rreth një orë, ndërkohë që brenda përpara se t’I kemi vënë të ziejnë, i kemi hedhur pak vaj ulliri. Pasi kanë zier dhe janë ftohur, i presim pjesë-pjesë. I hedhim në pjatë dhe shtojmë uthullën, limonin, kripën piperin, majdanozin dhe karrotën.
(Sipas dëshirës mund t’i shtoni dhe pak oktapod)
Sekreti:
Që të bëhen sa më të shijshme, i vendosim në frigorifer për një orë. Sepse rreth një orë i duhet frutave të detit për të përthithur mjaftueshëm uthullën dhe limonin.









