Pas implementimit me sukses të fazes pilot të Projektit të Recetës Elektronike në qytetin e Durrësit, ka nisur shtrirja e tij edhe në Tiranë, për të vijur më pas në të gjithë Shqipërinë.
Nga dita e hënë, (datë 9 Janar 2017) deri ditën e shtunë (datë 14 Janar 2017), në mjediset e Shkollës së Administratës Publike u zhvilluan trajnimet me 317 mjekë të familjes së Kujdesit Shëndetësor Parësor (urban dhe rural) të Tiranës për recetën elektronike.
Duke filluar nga data 1 Shkurt 2017, mjekët në Qendrat Shëndetësore të Tiranës, nuk do të përdorin më recetën letër për barnat e rimbursueshme, por vetëm atë elektronike.
Faza e dytë e trajnimeve, do të vijojë në vendet e punës në Qendrat Shëndetësore deri në fund të muajit Janar. Këto trajnime janë të akredituara nga QKEV-ja, kredite këto që përfitohen pa pagesë.
Aplikimi i recetës elektronike bën të mundur ngushtimin e hapsirës korrupsion në rimbursime si dhe rrit transparencën, nëpërmjet monitorimit kompjuterik të problematikave të shëndetit publik e të profesionalizmit të shërbimit të mjekut të familjes dhe rritjes së cilësisë së edukimit në vazhdim.