• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Receta elektronike, Beqaj: Vijon normalisht procesi prej 4 ditësh në Tiranë

by A R
05/03/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në katër ditët e para të zbatimit të recetës elektronike në Tiranë procesi është duke u zhvilluar në normalitet të plotë dhe me ritme të kënaqshme. Receta Elektronike ka gjetur përkrahjen e të gjithë pacientëve që janë ndeshur me këtë risi në këto ditë të para të zbatimit, por edhe të mjekëve dhe farmacistëve. 3039 është numri i recetave elektronike të lëshuara gjatë katër ditëve të para në Tiranë ndërkohë që 1462 është numri i atyre që janë ekzekutuar në farmaci të ndryshme të kryeqytetit.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte në Qendrën Shëndetësore numër 6 në Tiranë, në zonën e Kombinatit, ku pa nga afër zbatimin e Recetës Elektronike. Z. Beqaj u shpreh se është dita e katërt që ky projekt po zbatohet në kryeqytet teksa theksoi se përvoja prej më shumë se një viti e zbatimit të Recetës Elektronike në qytetin e Durrësit jep siguri se ky projekt do të vazhdojë në mënyrë normale edhe në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

“Dita e katërt që ka filluar zbatimi i Recetës Elektronike edhe në Tiranë. Sigurisht që, si çdo gjë e re ka vështirësitë e veta, dhe unë kërkoj këto ditë të para për Tiranën mirëkuptimin e pacientëve, të mjekëve por edhe të farmacistëve për vështirësitë e ditëve të para, por eksperienca më shumë se një vit në Durrës na jep sigurinë që ky projekt do të vazhdojë në mënyrë normale”, u shpreh Ministri Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë përcolli një mesazh për çdo pacient i cili tashmë do të pajisjet me Recetë Elektronike dhe jo më në formatin letër siç ka ndodhur deri më tani. “Dua të siguroj dhe të jap këtë mesazh për çdo pacient, kodi me pesë shenja që marrin nga mjeku i familjes mund të ekzekutohet në çdo farmaci të Tiranës, mjafton që farmacia të ketë shenjën dalluese me kontratë me Fondin (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor). Nëse mund të ndodhë, që mund të ketë raste sporadike kur ndonjë mjek i thotë pacientit që shko në këtë farmaci se ajo tjetra nuk e ofron këtë mundësi, kjo nuk është e vërtetë”, nënvizoi Ministri Beqaj.

Beqaj kërkoi gjithashtu nga pacientët të ndihen të sigurtë që mund të shërbehen në çdo farmaci që ka kontratë me Fondin, duke iu drejtuar lutjen që nëse ndodhin raste të tilla me mjekët, ta ndajnë me ne këtë informacion sepse na ndihmojnë që të bëjmë më mirë punën tonë dhe ti shërbejmë më mirë atyre.

—###—

Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj:

Dita e katërt që ka filluar zbatimi i Recetës Elektronike edhe në Tiranë. Sigurisht që, si çdo gjë e re ka vështirësitë e veta, dhe unë kërkoj këto ditë të para për Tiranën mirëkuptimin e pacientëve, të mjekëve por edhe të farmacistëve për vështirësitë e ditëve të para, por eksperienca më shumë se një vit në Durrës na jep sigurinë që ky projekt do të vazhdojë në mënyrë normale.

Ndërkohë, dua të siguroj dhe të jap këtë mesazh për çdo pacient, kodi me pesë shenja që marrin nga mjeku i familjes mund të ekzekutohet në çdo farmaci të Tiranës, mjafton që farmacia të ketë shenjën dalluese me kontratë me Fondin. Nëse mund të ndodhë që mund të ketë raste sporadike, që ndonjë mjek i thotë pacientit që shko në këtë farmaci se ajo tjetra nuk e ofron këtë mundësi, kjo nuk është e vërtetë.

Kështu që pacientët të ndihen të sigurtë që mund të shërbehen në çdo farmaci që ka kontratë me Fondin, dhe ndërkohë, do ti lutemi që nëse ndodh që ka mjek që bëjnë një gjë të tillë ta ndajnë me ne këtë informacion, sepse na ndihmojnë që të bëjmë më mirë punën tonë dhe t’iu shërbejmë më mirë atyre.

Next Post
Rritja e parë pas 3 vitesdh, ja sa bëhen pagat për punonjësit e administratës

Rritja e parë pas 3 vitesdh, ja sa bëhen pagat për punonjësit e administratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In