• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Receta elektronike/ Beqaj: Shëndetësia elektronike, nga vizion në realitet

by
31/05/2015 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë prezantoi të shtunën disa nga rezultatet e platformës së shërbimeve bashkohore të shëndetësisë elektronike.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se të gjitha prezantimet synojnë vendosjen e një standardi të ri transparence dhe shkurtim kohe të komunikimit të qytetarëve me hallka të ndryshme të sistemit.

“Me miratimin e programit të ri nga fondi i inovacionit, do të mundësohet që në mënyrë ligjore dhe të sigurtë do të eleminohen firma dhe vula në shëndetësi. Çdo mjek apo farmacist, me zbatimin e plotë të këtij program, do të ketë një instrument që do ta lidhë në kompjuterin e tij dhe nga ky moment çdo gjë që ai do të nisë do të jetë e fimosur dhe e vulosur dhe do të jetë vetëm e tija. Kjo do të bëjë të mundur të kufizohet pjesa letër dhe do të reduktojë maksimalisht hapësirën që me këto letra të ketë abuzime”, tha Beqaj.

DSC_0676Ndërsa ministrja e Inovacionit Milena Harito theksoi se “inovacioni është kryefjala e përpjekjes tonë për modernizimin e shtetit, ku shëndetësia ka një rol shumë aktiv. Inovacioni është një mundësi e madhe që
na jepet për të ecur shumë shpejt”, u shpreh Milena Harito, ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Gjatë prezantimit të sistemit për monitorimin e informacionit të kujdesit shëndetësor, indikatorët dhe analizat, Tomi Thomo, drejtori i Përparimit Shëndetësor, Kontrollit të Cilësisë dhe Jetësimit të Prioriteteve në
Ministrinë e Shëndetësisë, u shpreh se produkti i shëndetësisë elektronike është informacioni i duhur për vendimmarrje, si përsa i takon situatës shëndetësore, ashtu edhe monitorimit të funksionimit të shërbimit
shëndetetësor.

Beqaj“Të dhënat që krijohen nga sistemet tona IT janë në volum mujor rreth 1.600.00 dhe vjetor 19,milionë rekorde”, tha ai.

Lidhur me aplikacionin e-Barna, Arjan Qoku, drejtori i Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore në FSDKSH, u shpreh se aplikacioni e-Barna ka ndryshuar krejtësisht informimin e qytetarëve lidhur me listën e barnave të rimbursueshme.

“Me një zgjidhje teknologjike të thjeshtë, pa kosto, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mundëson aplikacionin e-Barna që aksesohet nëpërmjet internetit apo edhe telefonave smartphone, falë të cilit, është fare e lehtë të merret informacioni për çdo bar të listës”.DSC_0521

FSDKSH-ja prezantoi gjithashtu edhe sistemin “Karta e Shëndetit”.

“Prej 6 muajsh, që me nisjen e shpërndarjes së kartës së shëndetit, janë lëshuar rreth 200 mijë karta në rang vendi. Qëllimi i saj është përmirësimi i
situatës shëndetësore nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimit dhe eleminimit të burokracisë. Kjo kartë ka lehtësuar radhët e gjata të qytetarëve në pikat e shpërndarjes së librezave, ka lehtësuar ngarkesën burokratike të mjekëve, duke rritur kohën që i shërbehet qytetarit”, u shpreh Amarilda Orizaj, specialiste në FSDKSH.

beqaj1Drejtori i FSDKSH-së, Astrit Beci, prezantoi sistemin më të ri në fushën e teknologjisë së informacionit në fushën e shëndetësisë – recetën elektronike. “Receta elektronike është në vetvete gjenerimi, transmetimi,
dhe plotësimi i recetave mjekësore, bazuar në infrastrukturën elektronike, duke zëvendësuar përdorimin e recetave letër. Receta elektronike e lejon mjekun të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën. Ky është një projekt pilot që do të nisë në 18 Qendrat Shëndetësore të Durrësit dhe në 80 farmaci në system, dhe përfitues do të jenë rreth 300 mijë banorë të Durrësit. Avantazhi kryesor i recetës elektronike është rritja e transparencës dhe shmagia e abuzimeve me recetat e rimbursueshme”, u shpreh drejtori i Fondit, Beci.

Gjatë prezantimit të sistemit të informacionit për administrimin e procesit të vendosjes në treg të barnave, OnejdaYmeraj, Drejtore e AKBPM-së (Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore) u shpreh se sot është e mundur të aplikohet në sistem për regjistrim bari dhe riregjistrim bari, aplikim për variacion bari dhe aplikim për çregjistrim bari. “Për çdo etapë, sistemi llogarit afatet ligjore dhe dërgon lajmërimet përkatëse sipas statusit të aplikimit si dhe ofron arkivë dokumentacioni elektronik të personalizuar”, u shpreh Ymeraj.

Next Post

Duma: Do të trefishojmë pastrimin e qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In