• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Receta, cheescake me kos

by A R
25/01/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë. Këtë ëmbëlsirë të shijshme mund ta gatuani edhe një ditë më parë duke e ruajtur në frigorifer.

Për bazën duhen:

150 gr biskota të thata

100 gr gjalpë

pak lëkurë portokalli e grirë ose kanellë (fakultative)

Për mbushjen duhen:

250 gr kos i bardhë i trashë

250 gr pana e freskët

150 gr sheqer pluhur

1 pako vanilje pluhur

marmelatë ose çokollatë e shkrirë

Përgatitja e Cheesecake

Fillimisht përgatisim bazën e ëmbëlsirës. Marrim biskotat dhe i grijmë në grirësin elektrik. I hedhim në një enë qelqi dhe shtojmë në të gjalpin e shkrirë dhe pak lëkurë portokalli të grirë ose pak kanellë (nëse ju pëlqen shija mund ta shtoni ose përndryshe mos shtoni asgjë).

I përziejmë mirë bashkë e më pas i hedhim në një tavë ku kemi vendosur letër furre më parë. E nivelojmë mirë dhe e shtypim fort nga sipër me fundin e lugës ose me dorë në mënyrë që të kemi një bazë të fortë.

Vendosim tavën në frigorifer përreth 30-40 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen e ëmbëlsirës.

Në një enë qelqi hedhim panën dhe fillojmë ta rrahim me rrahësin elektrik derisa të jetë bërë si shkumë.

Në një enë tjetër rrahim me rrahësin elektrik kosin me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të përzihen mirë së bashku. Më pas i bashkojmë me kujdes së bashku panën me kosin e rrahur.

E trazojmë ngadalë këtë masë kremoze dhe e hedhim mbi bazën e biskotave që ndërkohë është ftohur mjaftueshëm në frigorifer. E nivelojmë mirë me lugë kremin mbi të dhe fusim ëmbëlsirën në frigorifer ku e lemë përreth 8-10 orë që të mpikset.

Është më mirë që ëmbëlsirën ta gatuani një ditë përpara dhe të rrijë në frigorifer përgjatë gjithë natës. Pasi është ftohur e heqim me kujdes nga tava dhe e presim në feta.

E shërbejmë ëmbëlsire cheescake me reçel sipër ose me çokollatë të shkrirë.

Arti i Gatimit

Next Post

Rrezikon Rita... për pak sa nuk i tregon të gjitha me këtë fustan (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com