• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rebelohet” Bardhi: Nuk e njoh shkarkimin, jam ende Sekretari i Përgjithshëm! Kuvendi 30 prillit përçau demokratët, Berisha ka marr peng PD

by Java News
02/05/2022 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi nuk e njeh shkarkimin e Sali Berishës, por thekson se është ende Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Bardhi tha se nuk e njeh vendimin e Berishës përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë për kontrollin e PD-së nga Apeli. Të njëjtin qëndrim Bardhi mbajti edhe për shkarkimin e Alibeajt nga Berisha në Kuvendin e 30 prillit, duke theksuar se ai ende ushtron detyrën e kryetarit të komanduar të PD-së.

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo se përse nuk shkon në zyrën e tij në selinë blu, Bardhi tha se ka respektuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, ndonëse nuk është i ligjshëm.

“Nuk e njoh vendimin Kuvendit sa kohë s’ka pasur një kuvend të ligjshëm, për mua s’ka rëndësi asnjë titull, nuk kam hyrë kë politikë për tituj. Kam respektuar vendimin e gjykatës së shkallës parë edhe përse nuk është përfundimtar. Kjo ka bërë që jo vetëm unë por të gjithë kolegët, edhe pse vendimi nuk është final, të respektojmë atë realitet ligjor, sikundër sa kohë nuk ka marrë formë të prerë, vazhdoj të jem Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Alibeaj është drejtues i përkohshëm në përputhje me statutin e PD-së, për shkak të një akti të paparashikuar largimi pa lajmërim i kryetarit. E thotë statuti i partisë”, tha Bardhi në Report Tv.

Bardhi u shpreh se Kuvendi i 30 prillit ishte një proces i njëanshëm që përçau demokratët dhe nuk është në interesin e tyre për bashkim. Prej 6 muajsh Bardhi thotë se Sali Berisha ka marrë peng PD-në për interesat e tij personale.

“Siç u paralajmërua, ai nuk ishte kuvend i PD-së dhe si i tillë nuk mund të ishte bashkues. I organizuar në mënyrë të njëanshëm do çonte në përçarje të PD-së, ndërkohë interesi i demokratëve do ishte që të kishim një kongres pajtimi, bashkimi. Ka nevojë të nisi një proces bashkimi në bazë, për këtë arsye i bëmë thirrje për një reflektim Berisha duhej të tërhiqej nga ideja për të përçarë partinë, për të krijuar kushte për një PD të bashkuar rreth votës së lirë dhe anëtarëve. Ka një pjesë tjetër në këtë rast e kryesuar nga Berisha, nuk i intereson as bashkimi, por kontrolli i PD-së, për të përdorur atë për interesa personale.

Bardhi komentoi edhe dorëheqjen e Luzlim Bashës, duke thënë se ka qenë në dijeni të atij vendimi përpara se Basha ta bënte publike. Bardhi tha se i takonte Bashës i pari që të bënte një hap pas, por ai thekson se hapi pas duhet të vijë edhe nga pala tjetër. Ai shprehet se me Berishën në krye, Partia Demokratike nuk do të vijë asnjëherë në pushtet. 6 marsi, sipas Bardhit ishte një provë që tregoi se PD e përçarë nuk e rrëzon dot Edi Ramën, prandaj zgjidhja duhet të vijë në bazë për bashkimin e demokratëve./m.j

Next Post
Ish-shefi i Pentagonit shokon me deklaratën e tij: Trump më tha “qëlloni mbi protestuesit”

Ish-shefi i Pentagonit shokon me deklaratën e tij: Trump më tha “qëlloni mbi protestuesit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com