• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rebelimi i Francës kundër SHBA-së, Hollande kërkon fundin e marrëveshjes për tregtinë e lirë

by Java News
30/08/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca kërkon fundin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Shtetet e bashkuara të Amerikës. Sekretari i Shtetit për Tregtinë e Jashtme, Matthias Fekl, bëri të ditur se vendi i tij do t’i kërkojë Komisionit Europian në shtator ndërprerjen e bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë.

“Paris kërkon ndalimin e bisedimeve, sepse për to nuk ka më asnjë mbështetje politike”, i tha ai radios franceze RMC. Vetë presidenti, Francois Hollande kërcënoi në muajin maj me refuzimin e marrëveshjes.

Franca do të shprehej ai atëherë, nuk do të pranojë asnjëherë, që të vihen në pikëpyetje parimet bazë të ekonomisë sonë bujqësore, kulturës sonë, dhe reciprocitetit në aksesin e tenderëve publikë.

Mbyllja e bisedimeve po diskutohet tani si varianti më i mundshëm dhe shkaku, sipas Fekl, është pozicioni aktual amerikan.

Europa propozon shumë, dhe në këmbim, merr shumë pak, citohet të ketë thënë ai. Sipas DË, të dielën edhe zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel  u shpreh se bisedimet për TTIP janë “de fakto të dështuara”, e këtu përmendi qëndrimin e palëkundur të SHBA-së.

Gabriel u kritikua menjëherë nga shoqatat e ekonomisë dhe partneri i koalicionit, CDU. Sipas Michael Froman, zëdhënësi i të ngarkuarit amerikan për Tregtinë e Jashtme, në të vërtetë bisedimet “ecin rregullisht përpara”. Por është në natyrën e bisedimeve ekonomike që nuk miratohet asgjë, pa u rënë në ujdi për çdo gjë, tha ai për “Spiegel Online”./tch/a.k

Next Post
(FOTO) E arratisura i shkruan policisë: Në foto dukem e shëmtuar, përdorni këtë

(FOTO) E arratisura i shkruan policisë: Në foto dukem e shëmtuar, përdorni këtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com