Aleanca e Forcave Demokratike Siriane që e kanë përkrahjen e SHBA-së kanë arritur të futen në krahinën Deir al Zor, për herë të parë, në kuadër të një ofensive kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, raporton Reuters sipas një burimi anonim brenda forcave kurde.
Avancimi është pjesë e operacionit që ka qëllim rrethimin dhe përfundimisht marrjen e kryeqytetit të vetshpallur të IS-it, Raka, në pjesën veriore të Sirisë.
Forcat Demokratike Siriane që përbëhen nga luftëtarë arabë dhe kurdë, kanë hyrë në pjesën veriore të krahinës Deir al Zor, dhe kanë marrë nën kontroll jo pak fshatra nga militantët e Shtetit Islamik./a.k.