Ndërhyrja e parë koronare në Spitalin e Shkodrës është realizuar me sukses të plotë. Ekipi i mjekëve kardiologë Edvin Prifti, Roland Xhaxho dhe Luan Dragusha realizuan me sukses ndërhyrjen e parë në këtë spital.
Koronarografia kryhej vetëm në spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa tani shtohet edhe ai i Shkodrës, pas suksesit të shënuar nga tre mjekët e njohur, të cilët vetëm gjatë kësaj të shtune kanë kryer dy ndërhyrje në zemër.
Mjeku kardiolog Edvin Prifti, shkruan në Facebook ky moment është eventi më i madh klinik në këtë qytet./ReportTV/a.m.