• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Realizohet eliminimi i 20 llojeve të ndotësve të qëndrueshëm organikë”

by A R
26/01/2022 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe të Ekologjisë Liu Youbin deklaroi se Kina ka zbatuar angazhimet e saj sipas Konventës së Stokholmit për eliminimin e gjithanshëm të 20 llojeve të ndotësve të qëndrueshëm organikë.

Ndër një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, Konventa e Stokholmit trajton posaçërisht ndotësit e qëndrueshëm organikë. Ndotësit e qëndrueshëm organikë degradohen me vështirësi dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë në mjedisin natyror rajonal e global nëpërmjet qarkullimit të ujit e të ajrit dhe mund të ndikojnë rëndë në shëndetin e njerëzve nëpërmjet grumbullimit në zinxhirin ushqimor. Kjo konventë u miratua në vitin 2001 dhe Kina ishte një ndër vendet e para që e nënshkruan.

Në një konferencë shtypi të organizuar të hënën, zëdhënësi Liu Youbin deklaroi se, pasi firmosi Konventën e Stokholmit para 20 vjetësh, Kina ka përshpejtuar eliminimin dhe pakësimin e prodhimit, përdorimit dhe lëshimit të ndotësve përkatës.

Sipas zëdhënësit, në 20 vjetët e fundit, Kina ka trajtuar mbi 100 mijë tonë ndotësit e qëndrueshëm organikë të mbetur dhe, nëpërmjet ngritjes së nivelit dhe transformimit të prodhimit në industrinë metalurgjike, kimike, të prodhimit të letrës e të materialeve të ndërtimit etj., prodhimi dhe lëshimi vjetor i ndotësve të qëndrueshëm organikë është pakësuar me qindra mijë tonë.

Në të njëjtën kohë, Kina po ndan përvojat e saj me vendet e tjera në zhvillim. “Kina ka dhënë eksperiencën e vet me anën e organizimit të kurseve të trajnimit dhe të ndihmës për forcimin e aftësisë së vendeve të tjera për trajtimin e ndotësve të qëndrueshëm organikë. Do të vazhdojmë të forcojmë hartimin e planit të kryerjes së detyrave të caktuara në konventë, duke marrë pjesë në veprimtari globale për të dhënë kontribut për ndërtimin e bashkësisë së qenieve të gjalla në Tokë”, tha ai.

Përveç ndotësve të qëndrueshëm organikë, zhiva që përdoret gjerësisht në industrinë kiminë, të prodhimit të instrumenteve, baterive, pajisjeve të ndriçimit e pajisjeve mjekësore etj., ka ndikime të dëmshme ndaj shëndetit të njerëzve dhe mjedisit. Për ta trajtuar si duhet këtë problem, në vitin 2013, bashkësia ndërkombëtare ra dakord për nënshkrimin e Konventës së Minamatas për Mërkurin. Kina ishte gjithashtu edhe ndër të parat vende që firmosën këtë dokument të detyrueshëm ligjërisht në shkallë ndërkombëtare.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, qeveria kineze dorëzoi raportin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje prej saj.

Sipas zëdhënësit Liu, për të vënë në jetë kërkesat e marrëveshjes, Kina ka ndaluar përdorimin e teknologjisë që kërkon përdorimin e zhivës në shtatë industri, si edhe ka ndaluar prodhimin dhe import-eksportin e nëntë kategorive të produkteve për prodhimin e të cilave përdoret zhiva. Deri në fund të vitit 2020, ndër 89% e agregateve të përgjithshme të Kinës për prodhimin e energjisë elektrike me anë të qymyrgurit, mund të funksiononin me shkarkim shumë të ulët të dioksidit të karbonit dhe nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë së lartë, mund të arrihej zhdukja e 95% të zhivës së përfshirë në lëndët e para.

“Faktikisht, para hyrjes në fuqi të marrëveshjes, Kina eliminoi punishtet e vogla që përdornin zhivë për prodhimin e produkteve të zejtarisë dhe të arit, si edhe ndaloi prodhimin e pesticideve dhe produkteve kozmetike që kërkonin zhivë. Kina do të zbatojë rreptësisht premtimet e dhëna, duke kryer si duhet detyrat për të ndërtuar një vatër të bukur dhe të pastër të njerëzimit”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe të Ekologjisë të Kinës.

Next Post
Shqiptari nuk ia del, ndërron jetë në spital pas aksidentit tragjik | EMRI

Shqiptari nuk ia del, ndërron jetë në spital pas aksidentit tragjik | EMRI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
Lirohen 100 milionë fuçi nafte, Von der Leyen përshëndet vendimin e G7-ës: Shmanget ndalimi i eksporteve dhe koordinimi për rezervat

Von der Leyen në Tiranë, Muçi: Shqipëria rrezikon të jetë anëtare e kategorisë së dytë të BE

October 2, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

October 2, 2026
Zjarr i madh në Bilaj të Fushë-Krujës! Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Zjarr i madh në Bilaj të Fushë-Krujës! Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

October 2, 2026
Ambasadori i OSBE-së takohet me gjyqtarët dhe prokurorët: Të marrin pjesë të gjithë për një sistem më të drejtë dhe besimin e publikut!

Ambasadori i OSBE-së takohet me gjyqtarët dhe prokurorët: Të marrin pjesë të gjithë për një sistem më të drejtë dhe besimin e publikut!

October 2, 2026
“Berisha i lau duart që në 1997 me amerikanët, pagoi miliona dollarë”- Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

“Berisha i lau duart që në 1997 me amerikanët, pagoi miliona dollarë”- Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

October 2, 2026
Zgjedhjet e tetorit në Izrael, Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Zgjedhjet e tetorit në Izrael, Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

October 2, 2026
Akuzohet për 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia! Fiton betejën në Gjykatën e Emigracionit

Akuzohet për 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia! Fiton betejën në Gjykatën e Emigracionit

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump i shpall luftë Hagës! Sanksione, presion dhe beteja për drejtësinë ndërkombëtare

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com