• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

by Ylli Pata
30/03/2026 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Përjashtimet e forta të ndërmarra nga Sali Berisha, qoftë për garuesit me të, qoftë për mbështetësit e tyre, po zbulohen se nuk ishin problemi eminent në Partinë Demokratike.

Ata u përdorën për të fshehur realitetin politik brenda partisë më të madhe të opozitës, që nxjerr kokën herë pas here në forma dramatike.

Siç ishte sherri sot në selinë blu, apo ngjarjet e tilla që ndodhin sa herë ka zgjedhje, ku sipas precedentëve nuk janë kursyer edhe krismat e kobureve.

Frustrimi më i madh i Sali Berishës është se ai dhe grupi i tij nuk e kontrollon dot strukturën e Partisë Demokratike, pasi e rimori atë në vitin 2022. Nuk bëhet fjalë për ato pjesë strukturash që janë të mënjanuara apo të larguara, e që përbëhen nga grupe militantësh që njohin në mënyrë kirurgjikale terriitorin, ku kanë punuar prej 30 vitesh.

As për atë pjesë strukturash, që kanë zgjedhur t’i rrijnë larg frankeshtajnit politik që ka prodhuar doktori pas mësymjes së 8 janarit 2022.

Apo për personazhet që janë rreshtuar kundë Sali Berishës, qoftë në publik, qoftë në strukturat që ata kanë rreth vetes, ky hyjnë Ervin Saljanji, Alessia Balliu apo tëë tjerë.

Problemi është se krerët e “zgjedhur” në degët sipas njësive vendre, pra bashkitë nuk kanë asnjë kontroll mbi territorin, e çështjë më e keqja janë në përplasje të vazhdueshme me militantët e tjerë.

Këtë tregoi edhe sherri ndërmjet drejtuesve të PD-së në Krujë dhe Fushë-Krujë.

Realiteti deri para përçarjes së madhe të 2022 ishte pak a shumë i tillë: Në PD kishin struktura që ishin kundër Lulzim Bashës, për arsye dhe interesa të ndryshme, kishte struktura luajale me Bashën, kishte edhe një grup “stabiliteti” që përbëhej nga kryetarët e degëve. Një korpus i fuqishëm, që përbëhej nga drejtues me përvojë të degëve të PD-së në territor, të cilët kishin kaluar një provë të rëndëshme siç ishn zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Zgjedhje ku Partia Demokratike arriti një rezultat të rëndësishëm qoftë numerik, qoftë politik, e më e rëndësshmja ishte rikthimi në shtëpi i votave të PD-së që LSI e Ilir Metës i kishte marrë që nga 2013-a.

Suksesi i 2021, peshën më të madhe nuk e pati nga narrativa dhe imazhi politik. Madje, sipas të gjitha gjasave, nëse opozita nuk do të dilte me fytyrat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët përcaktonin ministrat e ardhshëm për vete, rezultati mund të ishte më pozitiv, madje shumë më pozitiv.

Ai sukses erdhi si rezultat i funksonimit të makinerisë politike të krerëve të PD-së në territor. Që përveç një makineri organizative e kolauduar, ishte edhe një korpus politik i fuqishëm, sidomos në territor.

Së paku, aty ku ishin bastionet historike të Partisë Demokratike, rezultatet pozitive ishin të siguruara, duke nisur nga Shkodra, por natyrisht jo vetëm.

6 marsi 2022, kur Sali Berisha, me dekretin e Ilir Metës garoi kundër Partisë Demokratike me logon e LSI-së, i dha dërrmën kohezionit politik dhe njerëzor mes militantëve.

I cili më pas u shkatërrua totalisht: lufta civile mori përmasat e një deliri dhe dalldie kolektive e përhapur në çdo cep të vendit. Ku njerëz që kishin ambicje(krejt normale) për të marrë postet drejtuese politike u investuan në një agresivitet kundër drejtuesve të hershëm dhe me përvojë.

Nëse kjo përplasje do të zhvillohen në terren politik, apo si proces, përkatësisht me zgjedhje, qoftë dhe jo perfekte, pasojat do të ishin më normale dhe më pak traumatike.

Sot PD nuk është një parti me kohezion, por një mori grupesh proxy që gjuajnë rraketa kudo, sipas një protokolli që kanë përgatitur ajatullahët për kohë krize. Sa të mbarohen raketat, situata do të jetë kaotike, e më pas diçka do të lindë nga gërmadhat, por sipas gjasave duhet edhe pak kohë…

Next Post
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

March 31, 2026
Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

March 31, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

March 31, 2026
VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

VIDEO/ “Dardanët”, një hap larg Kupës së Botës, rrugët e Prishtinës “ziejnë” nga tifozët

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In