• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Realiteti paralel i darkës: Pse emisionet po mbajnë krahun e Berishës

by Ylli Pata
12/09/2024 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Trajtimi që po i bëhet në emisionet e darkës dosjes ndaj Sali Berishës, prej kohësh tashmë, synon të ngulisë në opinion sa më shumë idenë se po persekutohet politikisht.

Një koncept që natyrisht pretendohet nga vetë Berisha dhe mbështetësit e tij, i cili nuk pranon akuzën e SPAK, e për rrjedhojë e konsideron prokurorinë speciale një organizatë kriminale.

Ky qëndrim i Berishës si për akuzën aktuale, apo edhe çështjen e Non Gratës, është arsyeja thuajse kryesore se pse perceptimi publik ndaj tij është në suazën e 70 përqindshit negative.

Ndërkohë që nga ana tjetër gati 70 përqind është perceptimi pozitiv i publikut ndaj SPAK dhe shefit të tij Altin Dumani.

Percptimi ndaj Berishës nuk ka ndryshuar thuajse fare që nga viti 2021 kur u shpall Non Grata nga SHBA e deri më sot.

Tentativa e tij për ta refuzuar dhe sulmuar qeverinë e SHBA në fillim, e më pas atë të Britanisë së Madhe i ka kushtuar opozitës bjerrjen e saj të vazhdueshme, që u pa qartë në zgjedhjet e 14 majit 2023, kur u humbën edhe bastionet më të forta të Partisë Demokratike.

Situata me dosjen e klubit Partizani, me zyrtaizimin e saj nga SPAK, e konfirmimin nga Gjykata e Posaçme nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse përballja në sallën e gjyqit.

Procesi në vetvete është një shans shumë i mirë për vetë Berishën për të zbërthyer akuzën, nëse pretendon se është i pafajshëm. Salla e gjykatës është auditori më i rëndësishëm për të rifituar besimin publik. Por Berisha ka zgjedhur të kundërtën; nuk pranoi të përballet që në fillim me prokurorët, e kjo çoi që ai të ketë masën aktuale të sigurisë, pra arrestin e shtëpisë. Masë, e cila ka shumë gjasa që të hiqet në muajt në vazhdim kur procesi të fillojë e të jetë publik.

Sipas të gjitha gjasave, nisja e procesit do të jetë e vështirë pasi do të fliten fakte dhe detaje nga brendia e dosjes hetimore, të cilat ende nuk janë bërë publike. Do të ketë përballje reale mes avokatëve dhe prokurorëve, mes të hetuarve dhe dëshmitarëve.

Proces, i cili jo vetëm që nuk do të rikthejë situatën, por ka mundësi të thellojë hendekun e perceptimit publik ndaj Berishës.

Mbështetësit e tij, e dijnë mirë se kthimi i 70% është një rrugë e përpjetë, por duket po synohet që të mbahet fort 30 përqindëshi i militantëve radikalë. Ndaj në emisionet e darkës, duket se kemi një realitet parallel, ku dominojnë ata që mendojnë se Berisha është nën hetim sepse është lider i opozitës.

Duke ju kthyer për analogji, rastit të Fatos Nanos në vitin 1993, edhe pse nuk kishte televizione private dhe RTSH ishte përkatësisht teleberishë, në shtypin e kohës u shterua debate për dosjen nëpërmjet avokatëve dhe deputetëve të opozitës së atëhershme, që me detaje smontuan akuzën ndaj Nanos që ishte formuluar nga avokati i sotëm i Sali Berishës.

Përpos kësaj, pra debatit mbi lëndën në media, publiku pati mundësinë të ndiqte edhe seancat e gjyqit, nga ku Fatos Nano shkonte e ikte me pranga në duar. Ishin seancat që dhanë realisht fitoren e Nanos, i cili u lirua nga një gjykatë apeli, por më pas Gjykata më e lartë e rrëzoi vendimin. Edhe në rastin e Berishës, debate paraprak për dosjen pro et kontra, nuk mund të bëhet në studio, pasi tashmë çështja po shkon në gjykatë. Pikërisht seancat e proceesit janë letra e lakmusit për prokurorinë e mbrojtjen për të mbrojtur pozicionet e tyre.

Siç shkoi edhe në SPAK me makinë dhe eskortë, Berisha i ka të gjitha mundësitë për të pasur të njëjtën performancë edhe gjatë procesit. Edhe pse në arrest shtëpie, ai ka vijuar aktivitetin e tij politik, e sipas gjasave në të ardhmen, kryesisht në fushatë, ai do të vijojë në gjendje të lirë.

Por duket se pikërisht procesi mund të dalë një boomerang i madh për kreun e PD-së së vulës, çka sipas të gjitha gjasave do të ketë një qënsrim refraktar. Që do të thotë jo ballafaqim në seancat gjyqësore me palët, por një refuzim total, e retorikë politike përjashtuese.

Këtu po synon edhe logjika e emisioneve të darkës, që kur e shikon dikush që nuk jeton çdo ditë në Shqipëri, kujton se realisht kemi të bëjmë me një persekutim politik të liderit të opozitës.

I cili është thjesht një person që po përballet me process penal, që nuk është asgjë dhe konsiderohet normale në çdo vend.

Donald Trump, i cili po ashtu kundërshton akuzat penale ndaj tij dhe e konsideron persekutim politik, ka shkuar në të gjitha seancat e zhvilluara, e natyrshëm e ka përdorur për të mbajtur komunikimin me zgjedhësit e tij.

Të cilët mendojnë fiks si ai në lidhje me çështjet penale. E kjo shikohet në çdo sondazh. Ndërkaq, në rastin tonë, ndjekësit e Berishës që dalin përnatë në studio, mbrojnë tezën se pas doktorit qëndrojnë 500 mijë zgjedhjës. Numër që nuk ekziston as në letra, as në sondazhe, e as në zgjedhje.

Ndaj realiteti i emisioneve të darkës, duket si një ishull i cili stonon me atë çka mendojnë dhe perseptojnë njerëzit. E që sipas të gjitha gjasave do të dalë qartësisht në zgjedhjet e majit të ardhshëm.

Next Post
EMRI+FOTO/ E trishtë: Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur. Ishte vetëm 22 vjeçe

Lamtumirë profesor! Ndahet nga jeta studiuesi dhe kompozitori i njohur shqiptar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In