• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Realiteti i ‘përmbysur’ i Berishës: Maznikun e ‘çon’ nga Pushteti Vendor tek ministria e Jashtme në vend te Xhaçkës

by Java News
04/09/2023 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha është shprehur se Rama është krenar për një mijë e një vjedhjet e qeverisë së tij.

Ai shtoi gjithashtu se Rama ndihet krenar që ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë.

Nderkohe nese lexon statusin e Berishes, vihet re me sy te lire se ndryshimet ne qeveri i sheh me nje realitet te permbysur, duke treguar qarte se as i mban mend keto ndryshime.

Ndryshe s’kishte si te ndodhte qe Maznikun e propozuar per minister shteti per Pushtetin Vendor, e ‘con’ tek Ministria e Jashtme ne vend te Xhackes.

Reagimi i Berishës:

Asamblea e krenarisë së njëmijë e një vjedhjeve!

Sot në Asamblenë e Partisë së Krimit, Edi Rama shpërtheu me dënesë maja të krenarisë për njëmijë e një vjedhjet e tij dhe ekipit të tij.

Krenari se ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë.

Krenari për organizatën kriminale që drejton.

Krenari për vjedhjet e shekullit të djegësave dhe Inceneratorëve dhe Sterilizimit, e një mijë e një vjedhje të tjera.

Krenari për zëvendeskryeministrin në arrati.

Krenari për vjedhjen e trojeve të bregdetit me mafien e tij qeveritare të drogës.

Krenari për pasurinë e tij, familjes, sojit dhe qeveritarëve të tij.

Krenari për ndërtimin e rrugëve dhe punëve publike me çmime 10 herë më të larta se sa BE dhe se në 10 vite ka shpenzuar së paku 7 miliard euro dhe ka ndërtuar pothuaj hiçin.

Krenari për majat e krimit që ka kapur.

Krenari për narkoshtetin e parë dhe të vetëm që ka ndërtuar në Europë.

Krenari se ngjiti shqipen gjuhë e dytë në botë me telefonat e kriptuar të bandave dhe krimit.

Krenari se shndërroi Shqipërinë në qendër operacionale të krimit të organizuar në rajon, Europë dhe në botë.

Krenare se ka emëruar në krye të rendit personin më të besuar të bandave dhe krimit shqiptar, Taulant Ballën.

Krenari për asgjesimin e zgjedhjeve të lira.

Krenari për zbrazjen e Shqipërisë, largimin e shqiptarëve nga vendi më shumë se ukrainasit në luftë!

Krenari se solli shqiptarët në njerëzit me rrogat më të ulta nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon.

Krenari se mbajti 10 vite Shqipërinë jashtë BE.

Krenar se korruptoi dhe përdori kundër opozitës McGonigal.

Krenar se zëvendesoi Xhaçkën e Mafies me Maznikun e ndragetës. Krifcën e Ipardit me Denaj e kontrabandës.

Krenari se mbështeti Ballkanin e Hapur dhe çdo projekt rus ne rajon.

Krenari se me karakterin e tij u shndërruan në sherrin e rajonit.

Krenari, dhe turp! Turp dhe krenari! #sb/m.j

Next Post
Policia gjermane në kërkim të rusit, hodhi nga ura një të mitur ukrainas: Duhet të flisni rusisht. Vendi juaj e filloi luftën i pari

Policia gjermane në kërkim të rusit, hodhi nga ura një të mitur ukrainas: Duhet të flisni rusisht. Vendi juaj e filloi luftën i pari

Comments 1

  1. Faro Balla says:
    3 years ago

    Kur rrëshqet nga trutë, edhe “adoleshenti” 80-të vjeçar, Sali Berisha, njelloj si në të 20-të pranverat, vajmedet halli, për ushkurët që i shkojnë nga prapa, duke dëgjuar e shijuar pordhët dhe jashtëqitjet e këtijë mjerani, që i varen qurret duke ecur me pantallona të lagura me shurrë…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com