Real Madridi ka mohuar zyrtarisht se ka shprehur interesim për yllin e PSG-së, Neymarin.
Pas largimit të Ronaldos nga Santiago Bernabeu shumë media kanë raportuar se Neymari është synimi kryesor i Realit për ta zëvendësuar portugezin, transmeton Koha.net.
Megjithatë “Mbretërit” kanë thënë se nuk synojnë të bëjnë ofertë për të.“Në lidhje me raportimet që e lidhin Neymarin e PSG-së me klubin tonë, Real Madridi do të donte të sqaronte se klubi nuk e ka asnjë synim për të bërë ndonjë ofertë për lojtarin.
Klubet kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe nëse në ndonjë fazë klubi do të synonte transferimin e lojtarit atëherë së pari do të kontaktohej lojtari”, thuhet në komunikatë. (b.an)










