Real Madrid do të luaj nesër me fanellat e reja që mbajnë stemën e Kupës së Botës për Klube
Real Madrid nesër do të luaj ndeshjen e parë në vitin 2017, kur në Santiago Bernabeue do të pres Sevillan në kuadër të Copa del Rey.
Në këtë ndeshje Reali do të luaj me fanella të reja që kanë stemën e Kupës së Botës për klube, stemë që bënë krenar tifozët e kësaj skuadre.
Por, duhet të kujtojmë se për herë të fundit kur Real Madrid kishte mbajtur veshur fanellat me stemë të tillë, edicionin e kishte përfunduar pa asnjë titull dhe kjo kishte ndodhur para dy viteve.
Për më keq, në atë vit u shkarkua edhe Carlo Ancelotti, vendin e të cilit e zuri Rafa Benitez, i cili u shkarkua pas vetëm gashtë muajsh, përgatiti ”Express”. (b.an)